RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Gavazi triumfon ndaj çekut Budera

2 min read

Pugilist Center, Bruchsal, 7 nëntor 2020 – Boksieri perspektiv, 25-vjeçari Benjamin Gavazi ka shënuar fitore të rëndësishme sot në Bruchsal të Gjermanisë.

Gavazi (12-1-0, 7 KO) përball pati boksierin e fuqishëm nga Çekia, Ondrej Budera (13-18-1, 8 KO) të cilin e mposhti me vendim unanim pas tetë raundeve. Dueli u karakterizua me shumë goditje nga dy boksierët, por që Gavazi ishte më i mirë duke dhënë më shumë goditje ku ishin më precize dhe mjaft të fuqishme, por që kundërshtari Budera iu rezistoi.

Si do që të jetë ky meç u karakterizua mjaft domethënës për boksierin tonë i cili vazhdon rrugëtimin e tij drejt ngritjes në kategorinë gjysëm të rënd. Para kësaj përballje Gavazi renditej i 272-ti nga enti për statistika boxrec.com dhe kjo pritet të përparoj në renditjet nga java e ardhshme, pasi edhe Brudera renditej lartë në pozitën e 241-it, më lartë se boksieri ynë.

Kush është Benjamin Gavazi
U lind me 24 janar 1995 në Landau, Rheinland-Pfalz të Gjermanisë. Origjina e tij është nga fshati Biqec i Kaçanikut. Me boks filloi kur ishte 5-vjeç në klubin e vendit të tij të lindjes, ASV Landau. Pas shtatë vite stërvitjesh ishte 12-vjeçar kur zhvilloi duelin e parë në amatorizëm. Në boksin amator ka zhvilluar 30-meçe duke kaluar më pastaj në boksin profesionist në vitin 2018. Ai menaxhohet nga menaxheri Thomas Schwartz, ndërsa për meçet e tij miret kompania Holefeld Box Promotion.

Kosova Boxing ka disa vite që gradualisht ka analizuar boksierin tonë dhe duke parë rezultatet e tij, tani ai zë vend tek agjencioni ynë i lajmëve për të përcjellur në vazhdimësi sukseset e tij. I urojmë edhe shumë fitore dhe suksese në karrierë ku shpresojmë do të jetë i suksesshëm.

Artan Vërbica
7 nëntor 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.