RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Gamboa mbron titullin ndërsa Lopez fiton edhe një titull botërorë

2 min read

Madison Square Garden, New York, SHBA, 23 Janar 2010 – Reth 5.200 shikues ishin mbledhur  në palestrën e njohur në New York për ta shiquar mbrëmjen e madhe të boksit botërorë, ku kryesisht ishin tifozët nga Porto-Riko dhe Kuba.. Protagonistët kryesor të mbrëmjes ishin Yuriorkis Gamboa 17-0 (15 KO) ku mbrojti titullin e kampionit botërorë në kategorinë e Lehtë ose “featherweight” të versionit WBA kundër Rogers Matwaga 26-14-2 (18 KO) dhe Juan Manuel Lopez  28-0 (25 KO) cili fitoi titullin e kampionit botërorë në kategorinë poashtu të lehtë apo “featherweight” të versionit WBO kundër Steven Luevano 37-2 (15 KO).

Dueli kryesor i mbrëmjes ishte mes Yuriorkis Gamboa dhe Rogers Matwaga. Gamboa filloi furishëm nga raundi i parë ku që në fillim i dha dy here knock-down ku gongu e shpëtoi afrikanin në raund të parë. Raundi i dytë ishte fatal për afrikanin Matwaga ku sërish u gjend në knock-down dhe referi i ndeshjes Steve Smoger ndëpreu duelin. Kjo ishte mbrojtja e dytë e titullit e kampionit botërorë në kategorinë “featherweight” në versionin WBA nga kubanezi.

Juan Manuel Lopez  ish-kampion i kategorisë “Super Bantam” kaloi në një kategori më të madhe, në atë të lehtë apo “featherweight” duke sfiduar kampionin Steven Luevano 37-2 (15 KO). Lopez tregoi performance të denjë duke fituar duelin me knock-out tekinik në raund të 7-të. Lopez tani bëhet kampion në dy kategori të ndryshme dhe mund të ndodh të kemi në një të aferme të shkurt duelin me Gamboan ku është në interest ë madh të promotereve të tyre, Ahmet Oner dhe Bob Arum.

“Unë e kryva punën ashtu siç dëshirova. Nuk kam dëshirë të krahasohem me Lopez në këtë rast. Ai është një boksier i mire” kështu deklaroi Gamboa i cili nuk deshi të flas më shumë.

“E dija unë që jam boksier më i mirë dhe më i fortë se ai,” tha Lopez. “Unë vetëm duhej të isha i durueshëm, dhe shikoni se çfarë ndodhi me të., Ai u mposht nga unë.” përfundoi Lopez.

Artan Vërbica
24 Janar 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.