RTK

RTKLive
27 Prill, 2024

Fury superior ishte kundër Schwartz

2 min read

Tyson Fury triumfon me nokaut teknik në raund të dytë

MGM Las Vegas, SHBA, 15 qershor 2019 – Tyson Fury ka debutuar në mënyrë të shkëlqyeshme në Las Vegas duke mposhtur gjermanin, Tom Schwartz me nokaut në raund te dytë.

Në një spektakël të vërtetë, si ai i filmit serial Rocky 4, sikur se Apolo Creed kur bokson me Ivan Dragon me hyrje spektakulare i veshur njejtë si Creed me të veshura amerikane, edhe Fury njejtë ishte sonte dhe me këngën e njejë “Hey America”, defiloi drejt ringut duke ngritur në këmbë gjithë të pranishmit.

Fury (28-0-1, 20 KO) që nga fillimi e dominoi meçin. Schwartz (24-1-0, 16 KO) u mundua, por ishte e vështirë dhe nuk gjeti asnjë alternativë. Me të vërtetë Fury dëshmoi se është një nivel tjetër. Raundi i parë kaloi me disa goditje të pastërta nga dominanca e Furyt, ndërsa që Schwartz vetëm një herë tentoi dhe nuk kishte suksesë. Në raundin e dytë Fury shkatëroi Schwartzin me goditje të një pas njëshme duke e gjakosur me goditje të forta. 20 sekonda para gongut Schwartz u gjet në dysheme. Ai u zgjua dhe vazhdoi, por ishte e kjartë se do të kishte të vështirë ku Fury vazhdoi ta godiste dhe në minutën 2:54 sekonda gjyqëtari ndali meçin.

Çfarë mund të themi. Fitore e madhe për Furyn. Ai pas meçit deklaroi se në fund të shtatorit apo fillimi të tetorit do të zhvilloj edhe një meç, për të boksuar më pastaj në fillim të 2020-ës kundër Deontey Wilder. “E dua brezin e gjelbërt, atë të WBC-së” theksoi Fury.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.