RTK

RTKLive
25 Nëntor, 2020

Florian Marku sfidon më të mirët në Angli!

3 min read

Londër, Britani e Madhe, 10 nëntor 2020 – Florian Marku ka shënuar një fitore tjetër mbrëmë në Londër. Boksieri ynë përball pati një kundërshtar solid Muma Mweemba të cilin e mposhti me nokaut teknik në raund të parë.

Marku (7-0, 5 KO) e filloi mirë duelin ku që nga fillimi iu vërsul kundërshtarit për ta përfunduar përballjen sa më parë. Mweemba (4-2-0, 2 KO) ishte jo i denjë dhe i frikësuar që nga fillimi dhe kjo u pa kur nga ikja e tij, Marku e zuri mirë me një goditje në trup me të majtën e tij dhe vazhdoi krosheja sërish e majta për ta hedhur atë në dysheme. Mweemba u zgjua dhe u mundua, por sërish ishin goditjet e Markut që nuk u ndalën dhe ai ra sërish në dysheme. Se në pyetje ishte vetëm momenti tregon fakti që nga Marku goditjet vetëm se rreshtonin dhe se Mweemba përsëri u gjend në nokdovn ku gjyqëtari përfundoi meçin e pabarabartë në favor të boksierit tonë. Ishte fitore e pastërt me TKO 1.

Fitorja e Markut vije pas 11-muajve dhe ishte mjaft e rëndësishme. Suksesi më i madh i tij është arritja të futet të boksoj në një event të madh të një kompanie si ajo e promoterit Benjamin Shalom “Ultimate Boxxer”, ku meçi i tij u emitua në United Kingdom ITV 4 dhe United Kingdom BT Sport.

Por është momenti që Marku duhet të boksoj me boksier të fortë dhe të shihet kualiteti i tij i vërtet. Ai para kësaj përballje ftoj boksierët më të mirë në Angli në kategorit e tij, mendoj ishte moment nxitës dhe hasi në një përgjigje nga Conor Benn (16-0, 11 KO) djali i legjendës angleze dhe botërore, Nigel Benn. “Besomni. Ai vetëm dëshiron të ftoj më të mirët që janë në maje në Britani të Madhe, çfarë ka bërë duhet respektuar. Thekson se ne frikësohemi. Është qesharake. Ai do të rrahet nga të gjithë TOP-20 që jemi të renditur” thekson Benn në Twitter.

Është mirë që suksesi i Markut i ka ra në sy një boksieri me ambicije të mëdha si Conor Ben, i cili do të boksoj kundër Sebatian Formela (22-1-0, 10 KO) me 21 nëntor. Është provokim nga ana e Markut, por për të heshtur kritikët dhe dëshmuar kualitetin e tij, Marku duhet të boksoj me kundërshtar më të fortë dhe të dëshmohet. Ai është në rrugë të mirë vetëm se duhet përkrahje më e madhe e sponzorëve të tij që Marku të boksoj me kundërshtar më të denjë dhe në heshtje të arrijë te maja e boksit britanik, gjë që do të jetë mjaft e vështirë, por asgje e pamundur.

Një apel kisha me bë në televizionet shqiptare. E di që është e vështirë edhe për televizonet tona sepse pak kemi njohës dhe ekspert të kësaj fushe, pikërisht boksit, por boksi shqiptar nuk guxon të bëjë ndasi, asesi nga cila trevë vjen, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës apo Diaspora shqiptare që është shumë e madhe.

Ti përkrahim djemt tanë kudo, vetëm në kategorinë e Markut, në velter ka me bollëk që iu duhet vëmendje dhe përkrahje, si:
Reshat Mati (8-0, 6 KO),
Meriton Karaxha (27-5-3, 9 KO),
Edison Zani (7-0, 4 KO),
Xhuljo Vrenozi (16-3-0, 3 KO),
Denis Nurja (7-0, 4 KO),
Alban Beqiri (4-0, 4 KO),
Ermal Hadribeaj (5-0-1, 1 KO),
Mikel Hodaj (6-1-0, 1 KO) etj.

Kërkoj falje nëse e harroj ndonjë tjetër të kategorisë velter aty ku bon pjesë edhe Florian Marku, sepse e kemi obligim dhe mbështetja e çdo institucionin tonë, motivon këta djem që bota nuk i ka. E televizionet tona dhe të gjitha mediumet tona e kanë për detyrë, sepse kanë vlera.

Artan Vërbica
11 nëntor 2020

1 thought on “Florian Marku sfidon më të mirët në Angli!

  1. Është bukur kur fitonë një shqiptar. Por duhet edhe një gjë të theksohet. Kundershtari i Markut eshtë i renditur në boxrec.com në vendin e 1229-të prej 2324 boksierve ne kategorinë welter në botë. E kuptojë se Marku eshtë në fazen fillestare në boksin profesionist edhe kundershtar të till janë pjesë e zhvillimit të karrieres profesionale të një boksieri. Menyra se si po i glorifikohen fitoret Markut nëpër media, është komplet e tepruar. I njëjti glorifikim i është bërë ne karrieren e shkurter qe e kishte në MMA. Kundershtaret e Markut në MMA ishin poashtu shumë të dobet (faktikisht ishin amaterë). Êshtë çmenduri kur shohë nëpër media ku më shumë i jepet vëmendje Markut se sa Haxhi Krasniqit. Kemi boksier shumë shumë më të suksesshem se Marku, qe opinioni nuk ka ndegju kurrë per ta.

    Më pëlqeu artikulli. Mjaft objektiv. Shumë më profesional sesa jam mësuar nga media shqiptare, kur bëhet fjal per sporte luftarake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.