Flash: Orial Kolaj mposhtet nga Robert Woge
1 min readStadHalle, Rostock, Gjermani, 30 Tetor 2010 – Orial Kolaj ka pësuar humbje nga gjermani Robert Woge me rezultat të ngushtë pas katër raundeve. Dy nga gjyqëtarët i dhanë fitoren boksierit gjermanë ndërsa vetem një e vlerësoi duelin e barabartë. Kolaj deri më tani ka zhvilluar tetë duele profesioniste duke shënuar katër fitore (2 KO) dhe katër humbje, ndërsa për gjermanin Woge kjo ishte fitorja e katërt në po aq duele. Boksieri ynë Kolaj është nga qyteti i Lezhes ndërsa është me rezidencë në Arcisate të Lombardiasë të Italisë.
Kosovaboxing.org
30 Tetor 2010