Fabiana Bytyqi do të dylufton për titullin e kampionit të botës në versionin WBC në kategorinë atom deri 46.2 kg me 22 shtator në qytetin Usti Nad Labem në Republikën e Çekisë.

Bytyqi (13-0, 5 KO) e cila njeh vetëm fitoret deri më tani përballë do të ketë britaniken, Denise Castle (2-1, 2 KO). Ky meç do të karakterizohet për dy arsye, pasi boksierja jonë është 22-vjeçare, ndërsa britanikja 46-vjeçare. Edhe pse Denise për shumë kend konsiderohet e vjetër, ajo ka një përvojë të jashtzakonshme në tajboks e cila është legjendë e këtij sporti.

Dueli do të jetë vakant për titullin e botës në WBC. Titulli mbahej nga ish-kampionja e botës, japonezja Momo Koseki e cila kaloi në një kategori më të lartë në minimum, aty ku Fabiana deri më tani boksoi duke fituar tituj të çmuar si “WBC Youth” dhe “WBC Silver”.

Koseki ishte mjaft e suksesshme duke mbrojtur plot 17 herë titullin WBC në kategorinë atom nga viti 2008 deri 2015.

Kundërshtarja e Fabianës, Denise Castle zhvilloi vetëm tre meçe në boks në vitin 2014 duke fituar dy meçet e para duke fituar të drejtën në meçin e tretë të dyluftoj për titullin e botës. Castle humbi pikërisht duelin për titullin e botës nga japonezja e lartë përmendur, Momo Koseki. Nga ajo kohë ajo iu rikthye tajboksit. Dhe tani i vije një rast përsëri në boks dhe duke ditur potencialin dhe suksesin në tajboks, WBC i dha dritën jeshile që mundet të boksoj me Fabiana Bytyqin për brezin e botës.

Kosova Boxing që nga fillimi ka mbështetur Fabiana Bytyqin, ndërsa që familja Bytyqi dhe ekipi i saj SES Boxing gjithmonë ka treguar respektin maksimal për agjencionin tonë. Shpresojmë që Fabiana të dal triumfuese me 22 shtator.

Artan Vërbica
13 shtator 2018