RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Elvis Gashi shkëlqen edhe në ringun amerikan

2 min read

Elvis Gashi 2Kikboksieri ynë i talentum nga Peja, Elvis Gashi sikur që ka shkëlqyer në ringjet e Kosovës është duke shkëlqyer edhe në ringjet e SHBA-së. Ai në fundjavë mposhti amerikanin Jeremy Carper. Meçi u zhvillua në “Virginia State” ku Gashi këtë meç arriti ta fitoj para kohe me ndërprerje në raund të dytë. Dy herë në raund të parë e kishte detyruar amerikanin Carper të gjendet në dysheme, Elvis Gashi 10ndëra në raundin e dytë sërish e hedhi për të dytën herë në nakdovn, për të detyruar gjyqëtarin ta ndërprerj duelin e pabarabartë.

Gashi vitin e kaluar emigroi në SHBA duke kërkuar avancimin dhe përparimin e tij në kikboks. Fillimisht u vendos në Orlando të Floridas, për të kaluar më pastaj në New York, pas një oferte që iu ofrua.

Elvis Gashi 5Elvis Gashi 6“Kisha ofertën më të mirë që karrierën ta vazhdoj në New York. Duelin e parë e fitova, tash sfidën tjetër do ta kem me 4 prill” theksoi Gashi për Kosova Boxing.

Gashi deri më tani ka zhvilluar 11 meçe në kikboksin profesionist duke shënuar të gjitha fitore. Ky ishte meçi i tretë i tij i zhvilluar në SHBA duke fituar të tre duelet me kundërshtar të respektuar.

Duelin e radhës Gashi do ta zhvilloj me 4 prill në Manhattan të New York-ut.

Gashi edhe në kikboksin amator ishte i sukseshëm duke pasur 67 meçe, 63 fitore dhe 4 humbje.

Elvis Gashi 8Karriera e tij është në rritje dhe mbajeni në mend këtë djalosh i cili në të ardhmen do të arrijë suksese të jashtzakonshme.

Agjencioni ynë Kosova Boxing e kishte zgjedhur kikboksierin më të mirë amator për vitin 2012.

Artan Vërbica
26 mars 2014

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.