Die. Gus 9th, 2020

Dy shqiptarë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror për junior në Sankt Petersburg të Rusisë

3 min read

Ardit BoriçiSankt Petersburg, Rusi, 7 shtator 2015 – Ka filluar Kampionati i Botëror i 10-ti me radhë për junior, që po zhvillohet në Sankt Petersburg të Rusisë. Pjesëmarrës janë dy boksier shqiptarë, Ardit Boriçi në kategorinë deri 52 kg, i cili mbron ngjyrat e Kombëtarës tonë, Shqipërisë dhe Krenar Aliu në kategorinë deri 80 kg, i cili mbron ngjyrat e Finlandës.

Ndeshjet e para preliminare u zhvilluan ku boksieri i klubit të boksit Teuta nga Durrësi, Boriçi u përball me boksierin nga Kirgistani, Anarabek Zhaparov, me të cilin humbi 3 me 0 pas tre raundeve.
Boriçi me 7 meçe gjithsejt sa ka zhvilluar deri më tani nuk arriti ndonjë rezultatë më të mirë, ndonëse ka treguar luftë të bukur por i ka munguar përvoja.

“Kundërshtari ishte me përvojë më të madhe dhe kjo ishte epersia e tij. Boksieri nga Kirgiztani ishte fitues i medaljes së bronzt nga Lojrat PanAzia. Arditi pati mundësinë për të fituar, por na kushtoi mospërvoja e duhur për këtë përballje” theksoi Jani Nano, trajneri i Kombëtarës sonë për Kosova Boxing.

Ndonëse Kosova nuk ka dërguar ndonjë boksier në këtë aktivitet madhështor, dhe nuk ka dhënë ndonjë arsye pse Kosova nuk ka dërguar ndonjë boksier, se ndoshta për shkakë të vizave dhe problemeve për paisje me viza, pasi Rusia nuk e ka pranuar Kosovën. Por, një shqiptar nga Kosova është duke përfaqësuar Finlandën. Ai është Krenar Aliu i cili në meçin e parë preliminar mposhti boksierin nga Bullgaria, Ivan Kiselarov me rezultat 3 me 0. Duelin e dytë e zhvilloi ndaj australianit Denis Kovacs të cilin e mposhti me rezultat 3 me 1 pas tre raundeve. Por, Krenarin në çerekfinale e pret një meç i fortë ku përball do ta ketë boksierin nga Kazakistani, Ardak Alimkhan.

Ky boksier sipas trajnerit të Kombëtarës sonë U-16, Jani Nano që është prezent në Rusi, premton shumë. “Krenari tregoi nivel të lartë ndaj bullgarit. Ai fitoi tre raundet bindshëm.Meçin e dytë nuk kam pasur mundësi ta shoh, por ai premton shumë dhe besoj që do të fitoj medalje” theksoi Jani Nano.

Krenar AliuKrenar Aliu është nga Mitrovica. Krenari ka qëndruar në Mitrovicë për pushime dhe njëkohësisht ka stërvitur te klubi i boksit Trepça 89 me trajnerin Mehmet Haxhani. Haxhani është i fascionuar me talentin e tij. “Ai është vetëm 16-vjeçarë, por nga pjekuria dhe dituria që posedon të duket si 20-vjeç. Nuk më ka ndodh që aq shpejt të kuptohem me një boksier sikur se me te. Sikur se të kishim punuar së bashku që nga fillimi i karrierës së tij. Ai posedon kualitet të lartë, teknik të përkryer, forcë, dijeni që do ta sjellin në maje të boksit botëror” theksoi Haxhani për Kosova Boxing.

Sipas analizës sonë për meçin ndërjmet Krenar Aliut dhe Ardak Alimkhan do të jenë 60 me 40 për Krenarin, nga kualiteti. E themi këtë sepse Krenari është dëshmuar edhe në turneun e njohur botëror e Presidentit Heydar Aliyev që zhvillohet në Baku të Azerbejxhanit, ku Krenari fitoi të artën e Alimkhan të argjendtën, ndonëse Alimkhan kishte boksuar në +80 kg. Por, frika vije nga shteti i Kazakistanit e cila disa herë ka ditur ti korruptojë gjyqëtarët pjesëmarrës. Por ne mbetemi me shpresë që Krenar Aliu do të kaloj edhe pengesën e quajtur Ardak Alimkhan.

Përgatiti:
Artan Vërbica 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.