RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Cotto vs. Canelo me 21 nëntor

2 min read

Cotto vs. CaneloArtan Vërbica, 16 gusht 2015

Dueli më interesant i vitit gjithsesi do të jetë ai ndërmjet Miguel Cottos dhe Saul Alvarezit, Canelos. Dueli i dy boksierëve më të mirë në kategorinë gjysëm të mesme dhe të mesme do të zhvillohet me 21 nëntor në Mandalay Hotel në Las Vegas.

Canelo ka pranuar të hypë një kategori më lartë në të mesmën vetëm për të mposhtur Cotton. Por, do të shohim se a do t`ia arrijë qëllimit të tij me 21 nëntor!
Cotto në dy vitet e fundit është rikthyer pas dy humbjeve ndaj Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao, është bërë edhe më i fuqishëm prej se ka filluar të bashkpunoj me trajnerin e famshëm Freddie Roach. Disa kanë menduar se pas humbjes nga Mayweather dhe Pacquiao, Miguel Cotto ka marrë fund. Ndërsa ai ka vazhduar dhe është bërë edhe më i fortë se më parë duke mposhtur Sergio Martinezin me dorëzim në raund të dhjetë dhe Daniel Geale – TKO 4.
Sikur se Cotto që ka pësuar nga Mayweather, edhe Canelo ka pasur fatin e njejtë kur humbi nga Mayweather. Por, Canelo nga ajo periudhë ka shënuar tre fitore të mëdha ndaj Alfredo Angulo – TKO 7, Eryslandi Lara – UD 12, dhe James Kirkland – KO 3. Në të kaluarën Canelo është dëshmuar me fitoret edhe ndaj Austin Trout – UD 12, Shane Mosley – UD 12, Carlos Baldomir KO 6, etj.
Pas finalizimit të marrëveshjes së arritur, akterët e dy kampëve kanë deklaruar: 
Miguel Cotto: Kjo është vetëm një meç i radhës për mua. Canelo do të jetë vetëm një fitore më shumë për karrierën time. Nuk është në interesin tim të jam boksieri më i mirë i të gjitha kohërave në Puerto-Riko. Unë jam i lumtur për karrierën time.
Freddie Roach: Unë nuk mendoj që Canelo është më i fortë se dhe nuk mendoj se ai do të jetë ndonjë faktor në këtë meç. Unë mendoj se ne jemi më të fortë se ai. Ne këtë do ta tregojmë në mbrëmjen e caktuar.
Canelo Alvarez: Kjo është një luftë që unë me mall e kam pritur. Unë jam shumë i lumtur që kemi arritur marrëveshje për këtë meç. Unë jam shumë mirënjohës për të gjithë tifozët.
Oscar De La Hoya: Kosotja PPV do të jetë më pak se 100$ dhe kjo do të jetë me vlerë. Lufta do të jetë e madhe. Mayweather dhe Pacquiao ishte një fiasko për gjithë ne. Ne mund të përqendrohemi me nxitjen e luftës më të madhe në historinë e sportit në nëntor.
Michael Yormark (Roc Nation): Ne nuk jemi fokusuar në parameçe akoma, por Andre Ward mund të konsiderohet.
 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.