RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Burim Ahmataj njeh kundërshtarin për 21 shkurt

1 min read

Pak ditë më parë e dhamë lajmin ekskluziv për debutimin e boksierit perspektiv Burim Ahmataj. Ai do të debuton me 21 shkurt në Bethnall Green, York Hall në Londër, në ngjarjen e ekipit MTK Global.

Burimi për kundërshtar do të ketë anglezin Ryan Hibbert, një kundërshtar me përvojë i cili ka katër meçe, katër humbje, tre prej tyre me vendim të gjyqëtarëve nga kundërshtar mjaft premtues.

Ky meç dhe kundërshtari janë ideal për hapin e parë për Ahmataj. Atij i duhet vetëbesimi, sepse është meç i i parë profesionist dhe njëkohësisht nuk ka boksuar një kohë të gjatë dhe kundërshtari është i duhuri.

Në krah të Burimit në këtë meç do të jetë ish-boksieri i mirënjohur Kreshnik Qato dhe babai i tij, Ali Ahmataj.

www.KosovaBoxing.org
5 shkurt 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.