Die. Dhj 15th, 2019

Blackwell në komë pas meçit me Eubank Jr

1 min read

Nick Blackwell 2Londër, 27 mars 2016 – Menjëherë pas meçit, boksieri Nick Blackwell i cili humbi përballjen nga Chris Eubank Jr, ka rënë në komë. Ai ka pësuar gjakderdhje në tru dhe është nën kujdesin intenziv.

“Blackwell akoma është në rrezik për jetën. Ai është duke pushuar dhe i duhet qetësia. Pasi ti normalizohet situata e tij, doktorët do të vendosin për hapat e radhës, se a duhet të operohet apo jo, Nick Blackwellpor në këtë moment ai është në gjendje kritike” theksojnë doktorët e spitalit ku Blackwell është i shtrirë.

“E kam goditur disa herë fuqishëm. Pasi Blackwell 3shikoj ato goditje mendoj se ndoshta gjyqëtari është dashur të ndaloj meçin. Lutjet e mija shkojnë për te dhe familjen. Ai është një luftëtar i vërtetë. Unë besoj se ai do t`ia dalë” thekson Chris Eubank në rrjetin social Facebook.

“Më kujton luftën time me 1991 kur unë boksova me Michael Watson po njejtë për titullin e Britanisë së Madhe, kur Watson poashtu mori gjakderdhje në tru. Watson si pasojë e lëndimeve nuk i mbijetoi dhe humbi jetën. Lutem që kjo most ë ndodh edhe me Blackwell” thekson babai i Eubank jr, Chris Eubank Sr.

Kosova Boxing / 28 mars 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.