RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Biznesmeni boshnjak i ofron përhrahje Nuri Seferit

1 min read

Boksieri i mirënjohur nga Korita e Gostivari, Nuri Seferi, pas anulimit të meçit të tij nga ana e “Klitschko Managmant Group“, ka njoftuar se të shtunën ai do të boksoj në Hannover kundër gjermanit Sven Hazelhun. “Duhej të shtunën të paraqitem si parameç i ndeshjes kryesore mes Klitschko dhe Sosnowski, mirëpo deri te kjo nuk erdhi pasi organizatori ‘Klitschko Managmant Group’ nuk lejoj për shkak se ishin vonuar me transmetimin e duelit kryesor të mbrëmjes. Kjo më nevrikosi shumë pasi pesë orë kam pritur të dal në ring. Megjithatë pas çdo të keqe vjen edhe diçka e mirë, kështu pas këtij spektakli mu ofrua biznesmeni boshnjak, Rexho Dedic  i cili është edhe financues i kampionit evropian Marko Huck dhe më kërkoj bashkëpunim në të ardhmen. Këtë e pranova pasi ai më ofroj shumë kushte të mira, ndërkohë menjëherë më ftoj që të shtunën të boksoj në Hannover të Gjermanisë kundër Sven Hazelhun”, tha Seferi, i cili u shpreh shumë i lumtur për këtë bashkëpunim të ri. “Normal që e ndjej vetën të gëzuar pasi ai ka shprehur gatishmëri të më ndihmoj mua, por edhe vëllain tim Sefer Seferin. Shpresoj në ditë më të mira për karrierës time”, pohoi Nuri Seferi për KosovaBoxing.org.

Avdyl Salihu
1 Qershor 2010

2 thoughts on “Biznesmeni boshnjak i ofron përhrahje Nuri Seferit

  1. Urime Nuriut per bashkpunim te ri, sa i perket meqit ne mbremjen e klischkos duhet te paditet ky rast per te mos ndodh me kurr kesi skandali ..

  2. Avdyl te faliminderit qe po jep lajme ekskluzive, jo vetem tani por gjjithnje shkrimet e tuaja jan te qqarta dhe shume terhjekese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.