RTK

RTKLive
26 Janar, 2022

Arnold Gjergjaj kundër Markus Tomala me 31 Gusht

1 min read

Arnold Gjergjaj 00Boksieri ynë më i mirë i kategorisë së rënd, Arnold Gjergjaj do të zhvillojë duelin e radhës me 31 Gusht. Ai për kundërshtar do të ketë gjermanin Markus Tomala. Dueli do të zhvillohet në Bazel të Zvicrës dhe do të jetë në tetë raunde. Lajmin ekskluziv për Kosova Boxing e bëri të ditur vetë boksieri për kundërshtarin e tij. Duelin e radhës sipas të gjitha gjasave do të zhvillojë me gjermanin Tomala. Jemi dakorduar për të gjitha dhe me 31 gusht Tomala do të jetë përballë meje” tha Gjergjaj për Kosova Boxing.

Arnold Gjergjaj, Nuri Seferi, MatteoPoashtu Gjergjaj zbulon për agjensionin tonë dhe për përgatitjet që është duke i zhvilluar dhe për sparring partnerët. “Për sparring partner kam zgjedhur italianin Matteo Modugno (kampionin e italisë), i cili edhe ai do të mbrojë titullin e Italisë me 23 gusht. Poashtu si gjithnjë në krahë tim është edhe Nuri Seferi i cili poashtu do të ketë një betejë të fortë në Rumani. Besoj që të gjithë do të dalim fitues” theksoi Gjergjaj.

Kundërshtari i Gjergjaj, Markus Tomala ka bilanc të mirë në boksin profesionist, i cili ka shënuar 9 fitore (4 KO) dhe ka pësuar dy humbje por asnjëherë nuk është gjetur në dysheme.

Ndërsa Gjergjaj i cili çdo ditë emri i tij po bëhet edhe më i madh, numëron vetëm fitoret, 22-0 (16 KO).

Artan Vërbica
6 Gusht 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.