RTK

RTKLive
1 Maj, 2024

Armend Xhoxhaj fiton trofeun e më të mirit në turneun “Prizreni 2016”

3 min read

armend-xhoxhaj-123Prizren, 8 tetor 2016 – Mbrëmë në Prizren është zhvilluar turneu mbarëkombëtar, ku janë paraqitur boksierët më të mirë nga Kosova, Shqipëria, etj. Këtë turne e ka organizuar Klubi i boksit Prizreni i cili ka dëshmuar nivel të lartë të organizmit dhe cilësisë një ashtu. Ky organizim duhet të shërbej edhe klubeve tjera të Kosovës duke ngritur nivelin e meçeve dhe poashtu të organizimit që është për tu lavdëruar.

U zhvilluan gjithsejt 16 meçe (7 meçe në konkurrenca të juniorëve dhe 9 meçe në konkurrenca të rriturve).

Trofeun kryesor të boksierit më të mirë nuk e la të largohet nga qyteti i tij, boksieri më i mirë kosovar, Armend Xhoxhaj. Xhoxhaj përball pati boksierin tiranas, Indrit Laçi. Pas një lufte të fortë në tre raund shumë cilësore, Xhoxhaj arriti të dal triumfues. Laçi boksier i ri me të ardhme të ndritur u gjend në dysheme në raundin e tretë, por u mbajt deri në fund.

Boksieri më lufturak u zgjodh Alban Beqiri nga KB. Tirana. Beqiri jo rastësisht tregoi shkathësit e boksierit favoritë, ndërsa që i riu nga KB. Edi nga Gjakova, Armend Neziri tregoi se mund të jetë një boksier cilësor në të ardhmen duke shkëmbyer edhe ai shumë goditje kundër Beqirit. Por, që Beqiri triumfoi me shumë meritë, duke dëshmuar një nivel më të lartë ku kjo fitore e dëshmon atë si njërin ndër boksierët më të mirë shqiptar për momentin.

Tekniku më i mirë i turneut ishte durrsaku, Klevis Vrapi. Vrapi përball pati boksierin vendës nga Prizreni, Kreshnik Kokollarin. Ai me lehtësi dominoi të tre raundet duke fituar me meritë. Kampioni i dyfishtë shqiptarë është njëri ndër talentët më të mëdhenjë të boksit tonë.

Boksieri më perspektiv u zgjodh i riu, Drilon Thaqi nga KB. Prizreni. Thaqi u përball me boksierin Renes Tusha i Tiranës. Tusha e filloi meçin mirë duke dominuar plotësisht raundin e parë, por në të dytin dhe të tretin Thaqi bëri rikthim senzacional që askush nuk e besoi duke fituar këto dy raunde dhe duke fituar meçin.

Rezultatet e të gjitha meçeve:

Të rinjët (joniorët)
48 kg -Alind Cera (KB. Tirana) vs. Çlrim Berisha (KB. Prizreni) – 2:0
56 kg – Edonis Maliqi (KB. Drita) vs. Armando Ceri (KB. Tirana) – 2:0
56 kg – Drilon Thaqi (KB.Prizreni) vs. Renes Tusha (KB.Tirana) – 2:1
60 kg – Ardit Boriqi (KB. Teuta) vs. Flamur Gashi (KB. Edi Gjakovë) – 2:1
64 kg – Met Memaj (KB. Teuta) vs. Çlirim Zeka (KB. Sports Center Gjakovë) – 2:0
69 kg – Atdhe Delijaj (KB.Besa Pejë) vs. Ilirian Kodra (KB. Prizreni) – 2:1

Të rriturit (seniorët)
56 kg – Klevis Vrapi (KB. Teuta) vs. Kreshnik Kokollari (KB. Prizreni) – 2:0
64 kg – Endrit Hadergjonaj (KB. Besa) vs. Arber Elezi (KB. Kukësi) – 2:0
64 kg – Violent Sylejmani (KB. Drita) vs. Nikollë Rasi (KB. Gjakova 137) – TKO 3
64 kg – Dielli Vranovci (KB. Peja) vs. Elton Cenai (KB. Teuta) – 2:1
69 kg – Angjelo Markhasanaj (KB. Tirana) vs. Venhard Haziraj (Gjakova 137) – 2:0
69 kg – Denis Nurja (KB. Tirana) vs. Besart Kurhaski (KB. Sports Center Gjakovë) – 2:0
69 kg – Taulant Sefia (KB. Peja) vs. Shkëlqim Muja (KB. Prizreni) – 2:0
75 kg – Alban Beqiri (KB.Tirana) vs. Armend Neziri (KB. Edi Gjakovë) – 2:0
+91 kg – Armend Xhoxhaj (KB. Prizreni) vs. Endrit Laçi (KB. Tirana) – 2:0

Artan Vërbica
9 tetor 2016 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.