RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Armand Cullhaj shënon fitoren e radhës

1 min read

KSC Box-Halle, Saschen Anhalt, Gjermani, 29 Janar 2011 – Armand Cullhaj 10-2-2 (6 KO) ka shënuar fitore sonte kundër çekut, Jindrich Kubin 6-7-0 (3 KO) me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Cullhaj gjatë gjithë kohës kishte duelin nën kontroll dhe nuk lejoi ndonjë befasi. Kjo fitore vjen në kohën e duhur kur në muajt e ardhshëm do të jetë para një sfide të vërtet. Dueli i radhës i Cullhaj do të zhvillohet me 19 Mars,  ndërsa nga menagjeri i tij, Rene Mueller, mësohet se do të ketë kundërshtarin më të fortë që ka pasur deri më tani. “Ishte një duel mjaft i fortë. Jindrish ishte mjaft i paparashikueshëm dhe  e kisha të vështirë t`a rrëzoj, por jam shumë i lumtur që fitova” theksoi Cullhaj për Kosovaboxing.org. Cullhaj gjendet në vendin e 244-të në ranglistën e Boxrec.com dhe fitorja ndaj Jindrich do t`a përparoj më shumë. Kjo fitore është mjaft e vlefshme pasi edhe kundërshtari i tij, para këtij dueli gjendej në vendin e 533-të.

Artan Vërbica
29 Janar 2011

1 thought on “Armand Cullhaj shënon fitoren e radhës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.