Boxclub Eggenstein, Enggenstein-Leopoldshafen, Gjermani, 16 nëntor 2017 –  Arijan Sherifi ka shënuar fitoren e radhës sonte kundër boshnjakut Aleksander Kuvac me nakaut teknik në raund të dytë.

Sherifi (17-1, 8 KO) dominoi meçin që nga fillimi kundër Kuvac (11-38-0, 6 KO) ku qysh në raund të parë arriti dy herë ta gjuaj në dysheme. Në raundin e dytë Sherifi nuk u ndal duke kërkuar të përmbyll sa më shpejt këtë përballje, duke e hedhur edhe tre herë të tjerë në dysheme, deri sa gjyqëtari ndali luftën e pa barabartë, ku Sherifi fitoi me plot meritë me nakaut teknik. 

Lajmin ekskluziv për Kosova Boxing e bëri vëllai i Arijanit, Mërgimi. “Jemi të kënaqur me këtë fitore. Vazhdojmë më tutje me fitore tjera” theksoi Mërgimi.

www.kosovaboxing.org
16 nëntor 2017