Die. Dhj 15th, 2019

Analizë: Nuk ka manipulime kur ka të bëjë të luftohet për titull bote

3 min read

Vështrim para meçit Klitschko dhe Povetkin

Shkruan: Artan Vërbica

Heavyweight boxing world champion Vladimir Klitschko of Ukraine and Challenger Alexander Povetkin of Russia attend an official weigh-in on the eve of their title fight in MoscowKëto ditë kanë çarkulluar zëra sa i përket fituesit të duelit të meçit ndërmjet Wladimir Klitschko dhe Alexander Povetkin që do të zhvillohet sonte,  dhe se cili do të jetë fituesi. Jo vetëm tek ne, por në gjithë botën. Shumë spekulojnë se pse ky meç po zhvillohet në Rusi!, dhe pastaj të gjithë pëshpëritin dhe dojnë të dijnë për mendimin e fituesit, që ka shumë paragjykime. Por, nuk e kuptojnë se sot fuqia e ndonjë menaxheri të fortë i afron më të mirët në çdo vend të botës, dhe tani është pikërisht kryeqyteti rusë, Moska, e cila nuk ka pasur asnjëherë ndonjë ngjarje të madhe të boksit siç do të jetë kjo e ndërmjet Klitschkos dhe Povetkinit. Kjo ka ndodh edhe më parë dhe në disa vende edhe më të çuditshme, si ajo e Muhammed Ali dhe George Forman në Zairë të Republikës së Kongos me 1974 dhe Muhammed Ali dhe Joe Fraizer në Filipinë me 1975, dhe nuk është ndonjë risi sa i përket këtij meçi që do të zhvillohet në Rusi, duke ditur që Rusia ka traditë të madhe të boksit, dhe në këtë vend jetohet për boksin. Kjo do të duket interesante për dike, por ky meç ka ardhur për disa arsye, sepse Rusia është shteti me më së shumti miliardere në botë, dhe poashtu Povetkin është rusë dhe ai do të tentoj t`i marrë titujt Klitschkos. Arsyja tjetër do të jetë marrëdhenjët ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës që janë të ftohta dhe kjo do të jetë një arsye tjetër e cila do të jetë shumë përfituese dhe interesante. Pra, do të jetë meçi interesantë edhe pa parashikueshme deri në fund, ku rusët do të mundohen të marrin kurorët e ti ndalin për vete, ndërsa Klitschko do të mundohet që të mos mposhtet. Do te jetë një luftë fqinjësore me të kaluara të ndryshme politke ndërmjet dy shteteve.

Se cili do të jetë fituesi, do të jetë e vështirë të prognozohet. Por, nëse analizojmë performancën e dy boksierëve në vitet e fundit atëhere mund të konkludojmë se Klitschko është favoritë, pasi ka pasur një formë konstante e cila ka dhënë rezultate. Ndërsa Povetkin nuk ka treguar diç që mundet të mendohet se ishte e mirë. Isha afër në meçin kundër Marco Huck një vitë e gjysmë më parë dhe sipas mendimit tim atë meç e humbi, ku pastaj u kthye me dy fitore tjera, por jo që do të na bindë. Klitschko mbetet favoriti im, ndërsa nëse dueli shkon deri në 12-ruande, meçi do të gjykohet në favor të Povektin.

Ajo që duhet të mendojnë shikuesit është kjo. Le të ulen dhe le të kënaqen me boks, dhe nuk ka paragjykime dhe le të fitoj boksi. Dhe një fjalë për fund: Nuk ka manipulime kur ka të bëjë të luftohet për titull, andaj sonte meçi do të jetë interesant. Ky është vështrimi im, shikone meçin me syrin e mirë duke mos paragjikuar asgjë.

 

 

 

4 thoughts on “Analizë: Nuk ka manipulime kur ka të bëjë të luftohet për titull bote

  1. Mendimin i drejt Z.Artan povetkin e Humbi luften kunder Marko Huc. Klitschko mbetet Favorit. Por interessante dot Jet per arsye se te drejten e organizimit eka fitu nje Rus Milliarder tash interessante mbetet te shifet reagimi i arbitrit se klitscko gjithmon me Jep te majt e mban gjithmon hapur gje qe ne Shum Luftra nuk lejohet te klitscko Ska pas verejte e Dyta lufta ne klinc Öse Luft e afert klitschko gjithmon e shfrytzon gjatsin dhe Kap kundershtarin dhe i gjuhet ne shpin gje qe arbitrat Ikan mbyll syt mbetet te shohim Sonte Luft e fort Por mendoj se klitschko del fitus.

  2. NES NDERHYN NAFIJA RUSE JA KINDAPOJNE NAJ ANDARE TE FAMILES MUNDET ME HUMBE WLADIMIRI ME PRESONINE E FAMILES,,OK,,PO NES E LE MA BOKSU PA NDONI PRESONE KA ME RE SI TE DUHSHE VET,,,,EDHE KY MEQ PER WLADIMIRE ESHE I VLERSHE PER VERSONIN WBA OK,,,,WLADIMIRI E POSEDONE TITLIN SUPER KAMPIJONE NE WBA,, PO JO EDHE TITLIN WBA ,,,,,OK

  3. Nder meqet met te mira ne kategorin Super te Rend do te jet ky meq i shum pritur
    Wladimir Klischko Vs Aleksander Povetkin ..? mbetet te shihet a do te jet Povetkin qe do ta rrxon prej Frontit Kampionin Absolut Wladimir Klischko ? s’Besoj !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.