RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Analizë: Boksi rikthehet aty ku e ka vendin

6 min read

Artan Vërbica
7 qershor 2017

Joshua vs. Klitschko 121232Viti 2017 shënon ndër vitet më të mira të kësaj dekade sa i përket meçeve të boksit që u zhviluan dhe që do të zhvillohen. Ky vit rikthen boksin në pedistialin më të madh aty ku e kishte vendin si njëri ndër sportet më madha në botë si nga ana e shikueshmërisë, asaj spektakulare, poashtu edhe nga ana profitabile dhe financiare duke bërë sërish boksin ndër sportet më me influencë në botë.

Ishim dëshmitar të meçit të 29 prillit ndërmjet Anthony Joshuas dhe Wladimir Klitschkos, meç i cili dha spektakël duke mbledhur 90.000 spektator në stadiumin “Wembly” në Londër. Ky meç ishte edhe profitabil për gjithë pjesëmarrësit duke kaluar shifrën 100 milionshe, ndërsa dy boksierët fituan (Joshua dhe Klitschko) 35 milion funta, vetëm nga kontrata pa llogaritur edhe shumën tjetër të fituar nga “Pay-Per-View” që nuk u bë publikë për opinionin, por që mendohet që të dytë morën më së paku nga 25 milion secili.

Ky meç njëherit theu rekordin më të madh sa i përket shimueshmërisë të zhvilluar deri më tani të boksit profesionist për gjatë historisë 135-vjeçare. I gjithë ky atribut i takon vetëm Anthony Joshuas, ai mund të jetë boksieri më i famshëm pas dy të mëdhenjëve, Muhammed Ali dhe Mike Tyson, që bërën boksin numër një në botë, në vitet e tyre të arta. Joshua pas më shumë se 40-vite arrinë të mbledh një numër rekord shikuesish në një meç aq madhështor siç ishte ai i zhvilluar me 29 prill në Wembly të Londrës.

Përmbi 50.000 shikues vetëm disa boksier gjatë shekullit të kaluar kanë arritur ti mbledhin në një tempull, si Jack Dempsey me 1921 në New Jersey ku pati 80.000 shikues. Në Evropë ishte Ingemar Johansson me 1962 që mblodhi 55.000 shikues. Me 1974 ishte Muhammed Ali dhe George Forman që mblodhën 60.000 shikues në Zairë të Afrikës, etj. Pra, u deshtën të kalojnë plot 43 vite që një boksier të arrijë të thyejë të gjitha rekordet botërore sa i përket shikueshmërisë në një tempull, e ky është Anthony Joshua, që duhet ti pranohet që ka kthyer boksin aty ku e ka vendin. Gjithçka mund të theksojmë, por prania e 90.000 shikuesve është fakt që nuk kërkon dilemë.

Përpos meçit Joshua dhe Klitschko, me 27 maj të këtij viti u zhvillua edhe një spektakël tjetër i boksit, ai ndërmjet britanikut Kell Brook dhe Erroll Spence Jr në kategorinë velter e vlefshme për titullin e kampionit të botës në versionin IBF. Edhe ky meç u zhvillua në Angli, poashtu në një stadium të futbollit në Bamall Grame në Sheffield. Kell Brook hero i qytetit Sheffield mblodhi 27.000 shikues, i cili ishte i përplotë.

Edhe pse heroi i britanikëve, Brook u mposht nga amerikani Spence Jr me nakaut në raund të 11-të, vlen të theksohet se boksi ka idhujt e tyre dhe në Angli po admirohet njësoj sikur se futbolli, duke ditur se sa anglezët janë të dhënë nga futbolli.

Duelet që na presin në vazhdim të këtij viti

Andre Ward vs. Sergey Kovalev – Mandaley Bay Hotel&Casino, 26 qershor 2017
Një tjetër duel i madh që do të zhvillohet këtë vit është revanshi ndërmjet Andre Ward dhe Sergey Kovalev. Meçi i tyre do të zhvillohet me 26 qershor në Mandalay Bay Hotel&Casino në Las Vegas. Në meçin e parë dy boksierët përfituan 12 milion dollar pa evidentuar edhe të hyrat e e drejtave televizive “Pay-Per-View” që ishin rreth 900.000 deri 1 milion.

Meçin e parë e pat fituar Ward, por kishte shumë thashë e theme se fitorja e tij nuk ishte e pastërt dhe u quajt kontraverse. Tani Kovalev ka rastin për revansh, ndërsa Ward për të dëshmuar se fitorja e parë nuk ishte e rastësishme.

Meçi i parë i tyre ishte meçi më i mirë dhe më i shikuari me 2016. Për revanshin nuk kanë dalë akoma ndonjë e dhënë se da të përfitojnë dy boksierët, por do të jetë ylli i muzikës “Jay Z” dhe ekipi i tij promovues “Roc Nation Sport” që do të organizoj revanshin si promoter kryesor i kësaj ngjarje. Gjithsesi në meçin revansh Ward do të përfitoj më shumë se Sergey Kovalev, sepse tani ai është kampion i botës dhe kjo është normale që di të fitoj më shumë.

Manny Pacquiao vs. Jef Horn – Suncorp, Brisbane, Australi, 2 korrik 2017
Një tjetër duel që do të tërhjek audiencën është ai ndërmjet filipinasit Manny Pacquiao-s dhe australianit Jef Horn që do të zhvillohet me 2 korrik në Brisbane të Australisë. Ky meç do të zhvillohet në stadiumin extra modern Suncorp në Brisbane Quensland të Australisë që ka kapacitetin e 55.000 shikuesve. Ky meç do të jetë ndër më të mëdhenjët të zhvilluar ndonjëherë në Australi, por edhe në botë.

Horn një boksier i pamposhtur do të mundohet të mposht njërin ndër boksierët më të mirë tē gjitha kohërave, Manny Pacquiaon.

Ky meç siç kanë deklaruar mediat australiane do të sjell të ardhura shtetit të Australisë afër 500 milion euro. Nga ky meç kemi kuptuar se Pacquiao do të përfitoj 10 milion dollarë ndërsa për Jef Horn nuk kemi të dhënë, por do të kuptohet në ditët para meçit.

Pacquiao pas këtij meçi planifikon të boksoj me Amir Khan në Katar apo Dubai. Meçi Pacquioa dhe Khan do të sjellë për dy boksierët nga 50 milion dollarë. Ky meç ishte shumë afër të zhvillohej tani gjatë kësaj vere, por Khan e shtyu për shkak të muajit të madh të Ramazanit.

Gennady Golovkin vs. Saul “Canelo” Alvarez – T-Mobile Arena, Las Vegas – 16 shtator 2017
Një tjetër meç që është pritur dhe që do të zhvillohet do të jetë ai ndërmjet dy kampionëve botëror, kazakut Gennady Golovkin dhe meksikanit Saul Canelo Alvarez. Ky meç do të zhvillohet me 16 shtator në T-Mobile Arena në Las Vegas. Meçi do të jetë i vlefshëm për të gjithë brezat unifikues të botës, WBC, WBA dhe IBF në kategorinë e mesme.
Pas dy vitesh bisedash ky meç nuk vonoi shumë dhe erdhi në momentin më të mirë për dy boksierët. Fituesi do të quhet kampion i vërtetë sepse fiton në kohën e dy kampionëve, apo siç theksohet në terminoligjinë e boksit “Prime vs. Prime”.
Golovkin deri më tani ka thyer çdo kundërshtar në kategorinë e tij. 37 meçe, 37 fitore, 33 prej tyre me nakaut. Pra, një boksier që ka dominuar kategorinë e mesme në këto pesë vitet e fundit. Ndërsa, Saul Alvarez i njohur si Canelo poashtu me një bilanc prej 49 fitoresh (34 KO), një humbje nga Mayweather dhe një barazim në karierën e hershme, tregojnë çartë se ai është ndër boksierët më të mirë të kohës së sotme. Fituesi është shumë vështirë të parashikohet, por kjo e bon boksin ndër sportet më atraktive në botë.

Floyd Mayweather dhe Conor McGregor
Bisedimet ndërmjet Floyd Mayweather dhe Conor McGregori janë duke vazhduar për më shumë se një vit. Akoma nuk është skatësuar ndonjë datë, por ky duel pritet të zhvillohet nga fundi i vitit. Është përfolur se data mund të jetë 16 shtatori, por këtë datë tani është rezervuar për Saul Alvarez dhe Gennady Golovkin. Bisedimet janë afër finalizimit dhe meçi do të bëhet zyrtar shumë shpejt. Nga ky meç Mayweather pritet të përfitoj afër 100 milion dollar, ndërsa Conor McGregori afër 75 milion dollar.

www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.