Sergey Kovalev do të mbroj titullin e kampionit të botës këtë fundjavë me 4 gusht kundër kolumbianit Eleider Alvarez në Atlantic City në New Jersey.

Shumë mendojnë që Kovalev do ta ketë lehtë, por Alvarez shquhet për cilësi dhe nuk do të ishte befasi nëse do ta mposhte Kovalevin në mbrëmjen e së shtunës. A do ta mund ta shokoj Alvarez botën? A do të jetë ai i cili pas Andre Ward të bëhet boksieri i dytë i cili mposht rusin e fortë. Data 4 gusht do të na dëshmoj një përballje ku do të jetë mjaft e paqartë dhe mjaft sfiduese.

Për cilësit e Kovalevit dhe forcën skemi çka të flasim sepse i njohim të gjithë, por për Alvarezin njerzit e boksit pak kanë ndëgjuar. Sikur se Kovalev që e mposhti dy herë Jean Pascalin edhe Alvarez e mposhti vitin e kaluar pas 12-raundeve me vendim të një anshëm. Alvarez nakautoj edhe Lucian Bute në raund të pestë ku askush nuk e parashikoi. Mposhti edhe polakun shumë cilësor Norbet Dabrowskin me vendim unanim. Poashtu Isaac Chillemban, Isidro Prieto e shumë tjerë. Prandaj jo rastësisht e titullova paralajmërimin e kësaj përballje, që Alvarez ka potencial të mposht edhe Kovalevin. Për mua nuk do të ishte befasi, por për botën po. Mos të na vije si befasi me 4 gusht!

Artan Vërbica
1 gusht 2018