Enj. Gus 6th, 2020

Albon Pervizaj nënshkruan me Saurland Event

1 min read

Albon PervizajBoksieri ynë perspektiv, 21-vjeçari, Albon Pervizaj ka vendosur të kaloj në boksin profesionist. Pas suksesit në boks amator ai ka nënshkruar kontratë me Suarland Event.

Pervizaj ka një karrierë të shkëlqyeshme në boksin amator ku ka zhvilluar gjithsejt 103 meçe me bilanc prej 97 fitore dhe 6 humbje.

Pervizaj ishte vitin e kaluar pjesë kombëtarës së Gjermanisë në Lojrat e para Evropiane të zhvilluara në Baku të Azerbejxhanit, ku boksieri jonë me dy fitore kundër (Victor Ialimov – 3:0) dhe (Jim Hassentfuel Andreasen – 3:0)  arriti deri në çerekfinale. Por, në çerekfinale u mposht nga rusi (Sadam Magomedov – 0:3). Ky ishte një suksesë i madh për te duke treguar përfaqësim dinjitoz, por Pervizaj më pastaj nuk u grumbullua nga Kombëtarja e Gjermanisë për kualifikimet për Kampionatin Botëror në Doha të Katarit dhe Lojrat Olimpike në Rio Da Janiero në Brazil. Kjo shtyri atë të kaloj në boksin profesionist ku pritet suksesë i madh për te, duke ditur kualitet që posedon Pervizaj.

Besojmë që Pervizaj do të ketë suksesë të madh në boksin profesionist, siç kishte edhe në boksin amator. Një përparsi e madhe për te është edhe kalimi te një klub i madh i cili do ti jap mundësi të mëdha.

Kosovaboxing.org
8 nëntor 2016 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.