RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Ajet Mani prek majën e referimit botëror në boksin profesionist

2 min read

Artan Vërbica
17 prill 2021

Jemi mësuar ti kemi gjithmonë protagonistët boksierët, ku për ta sjellim gjithmonë lajme ekskluzive dhe të rejat që ndodhin rreth boksit e më gjerë. Jo vetëm tek ne, por rrallë ndodh të prezantohet një gjyqëtar apo arbitër, sepse sukseset e tyre pak njihen. Se prezenca dhe autoriteti i tyre ka vlerë të madhe, tregon në raste të veçanta, ku bota njeh vetëm ata që kanë arritur kulmin, si sot në botë që kemi, Tony Weeks, Kenny Bayless, etj, që janë ndër më të njohurit dhe më të mirët në botë. Dhe majën e atyre që ndajnë drejtësin në ring dhe gjykimin që bëjnë rreth ringut, është edhe shqiptari ynë Ajet Mani që prej kohësh jeton dhe vepron në Monfalcone të Italisë. Mani nga Kaçaniku i Kosovës prej vitesh miret me boksin. Ai ishte gjyqëtar i zoti në boksin amator italian, ku në vitet e fundit vepronte si në boksin amator poashtu edhe në atë profesionist, duke ngritur kapacitetin e tij. Ai sot është ndër më të kërkuarit sepse prezenca, ngritja e tij profesionale bëri që autoriteti i tij të jetë në kulm të boksit italian. Së fundmi ai është zgjedhur ndër gjyqëtarët kryesor të Federatës së boksit Italian, për të ndarë drejtësin edhe tek ekipi më i njohur, ai Matchroom i cili ka një marrëveshje partneriteti me familjen Cherchi.

Mani ishte prezent mbrëmë në Allianz Cloud të Milanos e organizuar nga Matchroom e transmetuar drejtpërdrejt në televizionin e njohur DAZN. Ai ndajti drejtësin në meçin ndërmjet Mohammed Obbaidi dhe Joel Sanchez. Ishte ky parameç i duelit kryesor të Fabio Turchit dhe Dylan Bregeonit.

“Jam i lumtur me përzgjedhjën nga Federata Italiane, të ndaj drejtësinë në ngjarje të madhe si kjo që është nga Matchroom. Besoj të jem racional dhe i drejt dhe suksesi im do të ketë vetëm ngritje”, theksoi Mani për Kosova Boxing.

Mani do të paraqitet edhe në katër eventët e tjera nga Matchroom që parashikohen të zhvillohen këtë vit me 2021 në Itali. Tani më shikuesit e boksit shqiptar përkundër boksit cilësor do të kenë mundësi ta shohin edhe Ajet Manin duke ndarë drejtësinë në ring.

www.kosovaboxing.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.