RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Adrian Maliqi Raatz në ring me 7 mars

1 min read

Adrian RaatzTalenti nga Mitrovica, Adrian Raatz Maliqi do të ngjitet në ring me 7 mars në Duebendorf të Zvicrës. Ai do të ketë përballjen në katër raunde kundër serbit, Aleksander Nikolic.

Maliqi debutoi shumë i ri si 18-vjeçar dhe që në meçin e tij të parë nga mungesa e përvojës dhe mbështetja e mangët, ai pësoi me vendim të gjyqtarëve pas katër raundeve. Por, u rikthye ngadalë dhe sigurt duke shënuar 4 fitore (3 KO) të një pas njëshme. Tani synon fitoren e pestë në karrierë. Kundërshtari i tij, Nikoliq ka bilanc prej 3 fitore dhe 11 humbje në boksin profesionist.

Maliqi po ec me hapa të sigurt dhe ai më 2015 do të synoj ngritje dhe fitore të reja. Me të është duke e stërvitur trajneri shqiptar nga Mynihu, Agron Kurtishi. Duke parë talentin e tij, Kurtishi e ka afruar në klubin e tij, Fight-Power Academy. “Kam parë veçori tek ky djalosh. Arsyeja e parë është se ai është shqiptarë dhe rrjedh nga një familje e shëndosh me një babë të mrekullueshëm, dhe që poashtu ka diciplinë në trening dhe shihet se është puntor. Shpresojmë ngadalë dhe të arrisim së bashku” theksoi Kurtishi për Kosova Boxing.

Kosovaboxing.org
3 shkurt 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.