RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

5-vite me ju – Kosova Boxing

2 min read


5 vite - Kosova BoxingPrishtinë, 26 janar 2014 –
Agjencia e lajmeve Kosova Boxing u themelua në nëntor të vitit 2009 si ueb-faqja e parë në Kosovë për sportet luftarake, boks, kikboks dhe MMA. Themelues ishte Artan Vërbica, i cili për shumë vite kishte ndihmuar dhe popullarizuar luftëtarët tonë në shumë agjencione botërore. Pra, ishte momenti që edhe shqiptarët e ringut tonë të kenë një adresë, e ajo ishte dhe vazhdon të jetë www.kosovaboxing.org.

Me kalimin e kohës Kosova Boxing në vitin 2011 u bë institucion privat i regjistruar në ARBK – Agjencioni i Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës.

Zgjerimi vazhdoi edhe në vitin 2012, kur dolëm në treg me revistën e parë të boksit shqiptar, “Kosova Boxing Magazine”. Deri më tash kemi arritur në mënyrë periodike të botojmë shtatë numra të revistës.

Po në vitin 2012, Kosova Boxing zgjeroi punën e ndërmjetësimeve të meçeve ndërkombëtare “Matchmaking”. Për tri vite kontribuuam në 22 ngjarje të boksit, në Gjermani, Mal të Zi, Suedi, Poloni, Francë, Zvicër, Azerbajxhan, Hungari dhe në Kosovë. Në saje të suksesit të gjitha ngjarjeve, Artan Vërbica nga Federata Botërore dhe versioni më i vjetër në botë i boksit, WBA (World Boxing Association), u nderua me mirënjohje botërore për sukseset e arritura. Mirënjohja iu nda në kongresin botëror të mbajtur në Salvador të Brazilit më 21 mars të vitit 2014.

Kosova Boxing në këto dy vite ka përcjellë shumë ngjarje të mëdha. Disa herë jemi zgjedhë ndër 50 mediumet më të mëdha botërore, duke u akredituar në ngjarje të mëdha si atë të Sauerland Event në Stuttgart më 2012 për meçin Alexander Povetkin vs. Marco Huck, pastaj më 2013 në Ludwigsburg për meçin Luan Krasniqi vs. Uwe Huck. Si dhe më 2014 në ngjarjen në SHBA në New York e organizuar nga kompania botërore TOP RANK në meçin Ruslan Provdnikov vs. Chris Algieri

Kosova Boxing do të sjellë edhe projekte tjera, ku jemi duke punuar edhe në libra të ndryshëm për personalitete të boksit.

Librat që do të vijnë te lexuesit do të jenë: 

1. Për të arriturat e njërit nga themeluesit të boksit të Kosovës dhe kryetarit historik të Klubit të boksit të Prishtinës – Riza Fazliu
2. Libri i trajnerit legjendar Lah Nimani
3. Monografi për boksierin e njohur Elvir Muriqi
4. Libër për historinë e klubit të boksit Prishtina
5. Enciklopedia e boksit shqiptar
6. Përmbledhja e intervistave më personalitetet më të larta të boksit botërore

Kosova Boxing do të vazhdojë edhe me shumë vepra të tjera, që të jemi sa më afër tek ju.

1 thought on “5-vite me ju – Kosova Boxing

  1. Ju uroje “KOSOVABOXING” dhe ju deshiroje shume vite pune te suksesheme !
    Definitivishte jeni me te miret ne Bote !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.