Xhavit Bajrami u lind me 30 Tetor 1976 në Dumosh të Podujevës. Rrjedh nga një familje patriotike. Xhaviti është fëmija i nëntë me radhë nga dymbëdhjetë gjithsej sa janë. Babai i tij, Hetemi, gjatë gjithë jetës së tij ia kushtoi kombit shqiptarë ku kontribuoi mjaft shumë për atdhe. Ai disa herë ishte i përndjekur nga regjimi serb ku disa herë u arrestua dhe u largua nga Kosova për shkak të aktiviteteve të tij kombëtare për mëvetësimin e Kosovës. Në vitin 1988 largohet nga Kosova për në Zvicër pasi që nuk kishte zgjidhje tjetër, sepse organet serbe donin ta mbyllnin në burg si shumë aktivistë tjerë shqiptarë. Situata në Kosovë çdo here përkeqësohej dhe detyrohet ta merr dhe bashkon familjen me vete në vitin 1990. Xhaviti ishte vetëm 14-vjeçar kur emigroi në Zvicër. Frymëzimi nga i ati e bëri Xhavitin që të mburrej gjithmonë për personalitetin e tij dhe të bart në çdo duel flamurin kuq e zi dhe të shkurtat gjithmonë me shqiponjë dy krenare. Patriotizmi i Hetemit, babait të Xhavitit, edhe pse në një moshë të shtyrë, mirëpo i entuziazmuar për mëmëdhe, e shtyri që me 62 vjet ti bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit tonë. Deri sa babai i tij kishte pushkën në dorë dhe luftonte për çlirimin e Kosovës, po ashtu Xhaviti luftonte nëpër ringjet e Japonisë duke promovuar Kosovën, e që me luftërat e tij të bënte ta kuptonin afër 130 milion japonez se Xhaviti ishte shqiptar dhe bënte lobim për çlirimin e vendit tonë. Edhe Xhaviti dëshiroi ta linte Japoninë e ti bashkohet popullit shqiptarë për çlirim, mirëpo nuk kishte nevojë sepse babai i tij me dy vëllezërit e tij bënin punën që duhej të bëhej, ndërsa kontributi i Xhavitit ishte që ai popull i largët ta dinte se prej nga po vinte ky djalosh trim.

Xhavit Bajrami si fëmijë shquhej për talentin e futbollit sikurse e gjithë familja e tij që i kishin si sport të traditës në familjen e tyre. Ai si fëmijë kishte ëndërr të bëhej si legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Ai asnjë herë nuk e kishte menduar se do të bëhej ndonjë luftëtar i ringut, mirëpo ky zbulim talenti i ndodhi në një shkollë sportive, ku talenti i tij i ra në sy legjendës së kick-boxit, Andy Hug. Ai pa diçka të veçantë tek Xhaviti, ku nuk hezitoi dhe e thirri të behej pjesë e ekipit të tij. Xhaviti edhe pse i ri dhe vetëm 18-vjeç, fillon ta mësoj zejen e kick-boxit. Ai në vitin 1994 shënoi disa fitore në Zvicër duke e bindur trajnerin e tij, Andy Hug. Në fundvitet e shekullit të 20-të në vendin e largët në Japoni kishte filluar të lulëzonte një sport që quhej K-1. Ky sport aq i popullarizuar për japonezët, kishte filluar të shfaqej edhe në Evropë, si Holandë, Gjermani, Zvicër e në Skandinavi. Xhaviti edhe pse i ri e rimerr besimin dhe guximin dhe niset për në Japoni. Në vitin 1996, Xhavit Bajrami arrin në Japoni ku ende nuk i kishte mbushur të 20-at. I ri, i fortë, fillon të zhvilloj duele të njëpasnjëshme duke arritur rezultate kulminante.
Sukseset arritën në vitin 1999 ku fiton turneun më të madh botërorë “K-1 Grand Prix Braves” duke mposht emra të mëdhenj si Mirko “Cro Cop” Filipovic dhe Llojd Van Dams. Xhavit Bajrami me 23-vjet bëhet fituesi më i ri në histori të K-1 që fiton një Grand Slam. Në vitin 2000 arrit në finalen Grand Prix të Evropës. Me 2001 pjesëmarrës në finalen e K-1 në Nagoya, Japoni. Në vitin 2002 arrin sërish në finale të “K-1 Grand Prix” të Evropës në Zagreb duke u mposhtur nga Petar Majstoroviç padrejtësisht pasi kampionati po mbahej në Kroaci dhe u ndihmua nga organizatori. Në vitin 2003 merr pjesë në Grand Prix në Basel të Zvicrës ku mposht Jorgen Kruth duke kalaur në finale, por nuk lejohet të boksoj me Venettian Jerrel për shkak se kishte krisur gishtin në gjysmëfinale. Me 2004 zhvillon vetëm një duel në K-1 duke mposhtur Martin Holm dhe fillon karrierën në kick-box duke fituar titullin e kampionit botëror të versionit “ISKA” dhe “King of the Rings” në Prishtinë kundër Peter Graham. Me 2005 për shkaqe personale nuk merr pjesë në ndonjë aktivitet. Rikthehet në vitin 2006. Në këtë vit zhvillon disa duele në Makao të Afrikës Jugore. Humb padrejtësisht nga Paul Sllawinski. Në vitin 2007 përfaqëson ekipin e përzgjedhur të Botës në një duel të organizuar në Rusi nga kryetari Vladimir Putin në prag të zgjedhjeve shtetërore ruse. Përzgjedhja e Botës takohej me Rusinë, ndërsa Xhaviti përballet me Aleksander Ustinov i cili është i suksesshëm edhe tani në sportin e boksit me një rekord prej: 19-0 (15 KO). Xhaviti zhvilloi një luftë të mirë mirëpo fitorja për shkaqe politike i jepet boksierit rus, mirëpo të gjithë e dinin se Xhaviti ishte fitues, mirëpo propaganda ruse donte që ti tregonte popullit të tyre se Rusia është më e fortë se Përzgjedhja e Botës. Me 2009 rikthen titullin e ISKA-së duke mposhtur amerikanin Mike Sheppard me një fitore spektakulare me KO dhe e mbron në Prishtinë me Fredy Kamayo me barazim. Në këtë vit Xhaviti zhvilloi edhe dy duele ne boksin profesionist ku shënoi dy fitore me anë të pikëve duke e promovuar veten edhe si boksier mjaft i suksesshëm.

Rezultatet e Xhavit Bajramit në vite :

1997 – Viti i debutimit në K-1.
Në këtë vit Xhavit Bajrami debuton në K-1 duke shënuar tre fitore. Trajneri i tij legjendar Andy Hugh nuk donte ta rrezikoj Xhavitin në sfida të mëdha.

1998 –  “K-1 Grand Prix” pjesëmarrës në Japoni.
Pjesëmarrës në Grand Prix të Botës ku kalon duelin e pare me sukses ndërsa në duelin e dytë nuk lejohet të merr pjesë për shkak të lëndimit.

1999 – “K-1 Braves Championship” kampion në Tykio, Japoni.
Në gjysmëfinale mposht Mirco “Cro Cop” Filipovic dhe në finale po ashtu rrahu edhe Lloyd Van Dams-in. Po në këtë vit takohet me legjendën holandeze, katër herë kampionin e K-1, Ernesto Hoost ku mposhtet pas një dueli prej pesë raundeve me anë të pikëve.

2000 – “K-1 Grand Prix Europe” finalist në Zagreb, Kroaci.
Pjesëmarrës në Grand Prix të Europës ku arrit deri në finale ku mposhtet nga suedezi Jorgen Kruth. Në këtë vit fiton një “K-1 Fight Night” kundër francezit Samir Benazzous pas pesë raundeve me rezultat 3:0.

2001 – “ K-1 World Grand Prix” pjesëmarrës në Nagoya, Japoni.
Pjesëmarrës ku mposht për herë të dytë në karrierë, Samir Benazzous.

2002 – “K-1 Grand Prix Europe” – finalist në Zagreb, Kroaci.
Përsëri finalist në Grand Prix të Europës ku mposhtet padrejtësisht nga Petar Majstorovic për shkak se kampionati mbahej në Kroaci, ai u ndihmua nga organizatori.

2003 – “K-1 World Grand Prix” – finalist në Basel, Zvicër.
I revanshohet suedezit Jorgen Kruth duke e mposhtur në gjysmëfinale, por nuk i lejohet të boksoj në finale me Venettian Jerrel, për shkak se kishte krisur gishtin në gjysmëfinale.

2004 – “K-1 World Grand Prix” – pjesëmarrës në Saitama dhe Nagoya në Japoni.
Në dy duele të vlefshme, njërën e humb nga kick-boksieri më i mirë i të gjitha kohërave, Ernesto Hoost me pikë padrejtësisht për shkak të namit të tij të madh dhe tjetrin e fiton kundër Martin Holm. Vazhdon karrierën në Kick-box duke fituar titullin e kampionit botëror, version ISKA dhe “King of the Rings” në Prishtinë duke fituar ndaj australianit, Peter Graham.

2005 – Pushon këtë vit për shkaqe personale. Nuk merr pjesë në asnjë aktivitet.

2006 – “Prestige Fight” fitues në dy turne botërore në Makao të Honk Kong-ut dhe në Johanesburg, Afrikë e Jugut.
Rikthehet në vitin 2006 me meçe të forta ku udhëton në Makao afër Hong-Kongut dhe në Johanesburg të Afrikës së Jugut duke fituar këto dy turne botërore.

2007 – “Prestige Fight” përfaqëson Përzgjedhjen e Botës kundër Rusisë.
Përzgjedhja e Botës u takua me Rusinë. Xhaviti u përball me rusin Aleksander Ustinov i cili është i suksesshëm edhe në sportin e boksit tani  me një rekord 19-0 (15 KO). Xhaviti zhvilloi luftë të mirë, mirëpo fitorja për shkaqe politike iu dha boksierit rus.

2009 – “ISKA World Champion” rikthen titullin e kampionit botërorë dhe promovon edhe boksin profesionist.
Me 2009 rikthen titullin e ISKA-së duke mposhtur amerikanin Mike Sheppard me KO në Lucern të Zvicrës dhe e mbron titullin me barazim në Prishtinë me Fredy Kamayo. Në këtë vit, Xhaviti zhvilloi edhe dy duele në boksin profesionist ku shënoi dy fitore me anë të pikëve duke e promovuar veten edhe si boksier mjaft i suksesshëm.

2010 – Në këtë vit Bajrami mbrojti titullin ISKA në Prishtinë me 8 Maj me Dimitrij Bezus dhe me 27 Nëntor mposhti Dawid Trullka për titullin tjetër në kick-box, WKN.