KosovaBoxing.org paraqet edhe sportin tjeter luftarak UFC.  Portali  ynë që po informon çdo aktivitet dhe beteja nepër botë për luftëtarët tonë shqiptar të ringut nuk ndalet me kaq. KosovaBoxing.org jus jell lexuesve edhe për sportin extremë “UFC – Ultimate Fighting Championship”. Ky sport që është i popullarizuar mjaft shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Brazil,  ju sjell disa të veçanta, e ne sot ju prezentojmë një djal nga Presheva i cili ka zhvilluar tre duele të këtij sporti dhe te tre luftat i ka shënuar fitore, të gjitha me ndërprerje. Emri i tij është Edmond Xhelili.

Edmond Xhelili emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1999. Ai ishte vetem 13-vjeçar kur u shpërngul me familje për në Amerikë.Familja Xhelili u vendosën në qytetin Las vegas.  Shkollën e mesme (Gjimnazin) e kreu në Amerikë ku diplomoi me sukses të lart. Qyteti i kumorrit apo i kazinove siq quhet ndryshe ia imponoi disa gjëra duke pasur parasysh se në këtë qytet zhvillohen lojra të ndryshme të fatit. Edmondi i madh për nga natyra me një fizikus të fortë,  rastis në një pjesë të qytetit ku e pëcjell një luftë të rrugës “Street Fight” ku i pëlqen shumë dhe fillon të merr pjesë në këtë garë ilegale. Kjo kishte ngjarë në vitin 2006 ku fitoi disa duele në rrugë. Neper rrugët e Las Vegasit silleshin shumë expert, agjent, apo edhe trainer të arteve marciale, ndër ta ishte trainer i njohur i UFC-së, Frank Mir. Me të parë talentin e luftëtarit tonë, ai i bëri ftesë të vazhdoj mësimin dhe karieren në klubin e tij, Striking Unlimited. Nga viti 2007 Edmond Xhelili me trainerin e tij mësoi shumë në diciplinat që përdoren në këtë sport luftarak, box, kick-box, Muay Thai, Brazilian Jiu Jitsu e shumë diciplina tjera.

Në vitin 2009 debuton duke shënuar fitore në turneun “Tuff n Uff”  me ndërprerje në raund të dytë. Talenti i tij i bie në sy selektorit të SHBA-ve ku merr ftesën për të marr pjesë në një duel mes Amerikës dhe Kanadasë.  Edhe në ketë duel shfaqet shumë mire duke fituar me ndërprerje në raund të parë vetem pas 28 sekondave.  Prej këtij dueli ai tashmë është reprezentues i rregullt i SHBA-ve. Duelin e tretë e fitoi me 27 Nëntor 2009 prapë me ndërprerje në raund të dytë.

Edmond Xhelili luftën e radhës do ta zhvilloj me 26 Mars në Hotel Casino Orleans në Las Vegas . Ai tashmë ka marrur nofkën “Albanian Assassin” dhe në çdo duel prezentohet me të shkurta me shqiponjë tonë dy krenare. Kundërshtari i tij do të jetë Tim Bowman.

KosovaBoxing.org do t`ju sjell edhe dy shqiptar tjerë që mirren me këtë sport luftarak dhe do të prezentojmë edhe një promoter shqiptar në këtë sport. Ata janë vëllezërit Ilir dhe Agron Latifi dhe promoteri Arun Bajra.

Artan Vërbica
4 Shkurt 2010