Die. Jan 19th, 2020

Tre shqiptar kampion të Gjermanisë – Gashi, Sopa dhe Pervizaj

3 min read

Pushtohet boksi gjerman nga boksierët shqiptar

Kampionet e Gjermanisë 2014Strubing, Gjermani, 19 tetor 2014 – Boksi gjerman është pushtuar nga shqiptarët ku dje kanë dal tre kampion shqiptar në kampionatin e boksit të Gjermanisë, dhe dy kanë dal të tretë në konkurencën seniore të mbajtur në Straubing. Atdhe Gashi në 60 kg, Kastriot Sopa në 69 kg dhe Albon Pervizaj në 91 kg, janë ata që u shpallën kampion, ndërsa në vendin e tretë dolën Elvis Hetemi në 81 kg dhe Sejdullah Abdullahi në 81 kg. Deri në çerekfinale arriti edhe Meriton Rexhepi.

Vetë pjesëmarrja në këtë kompeticion nga boksierët është shumë e vështirë ku duhet suksese gjatë gjithë vitit për pjesëmarrje, dhe poashtu të shpallen kampionë në republikat e tyre me klube për të marrur pjesë në kampionat shtetëror. Por, boksierët tanë këtë e arritën me lehtësi dhe aq më tepër në finalet ku shkëlqyen duke ngritur lartë namin që kemi për boksin.

Atdhe Gashi 2Atdhe Gashi – Kampion në 60 kg, për 2014 (Medalja e Artë) 
Gashi meçin e parë preliminar e kishte kundër Hagen Worofka të cilin arriti ta fitoj me rezultat 3 me 0. Në çerekfinale u takua me Sergej Dudinski të cilin e mposhti, 3 me 0 në raunde. Gashi po shkonte drejt titullit ku në gjysëmfinale mposhti Wladislaw Baryshnik, 3 me 0 duke e siguruar finalen. Dhe në finale shkëlqeu ndaj Robert Harutunjan duke e mposhtur ngushtë, 2 me 1.

Kastriot Sopa - Kampion i Gjermanisë 2014Kastriot Sopa – Kampion në 64 kg, për 2014 (Medalja e Artë) 
Kastriot Sopa ka përsëritur suksesin e vitit të kaluar kur u shpallë kampion i Gjermanisë për vitin 2013. Ai përfaqësoi denjësisht Gjermaninë edhe në ekipin gjerman “German Eagles” në ligën botërore World Series Boxing. Sopa në kampionatin evropian në Minsk, Bjellorusi me 2013, arriti deri në çerekfinale që ishte vetëm një hap medaljes. Në meçin e parë preliminar Kastriot Sopa mposhti Mourd Moellenbeck, 3 me 0. Në çerekfinale mposhti Thulasi Tharumalingam, 3 me 0. Në gjysëmfinale u takua me Sahan Aybay të cilin e mposhti poashtu, 3 me 0. Në finale mposhti Eugen Dahinten, 2 me 1.

Albion PervizajAlbon Pervizaj – Kampion në 91 kg, për 2014 (Medalja e Artë) 
I riu Përvizaj i cili kishte fituar titullin e kampionit të Gjermanisë për junior dhe që mbushi 18-vjet vetëm 18 ditë më parë, me 27 shtator, mori pjesë edhe në konkurrencën seniore duke treguar superiotetin e tij. Boksieri i cili stërvitet nga ish-trajneri i njohur Michael Timm, që dikur kishte stërvitur boksierin tonë të njohur Luan Krasniqin, ka theksuar se unë kam gjetur Luan Krasniqin e ri. Pervizaj vitin e kaluar në kampionatin evropian për të rinjë në Roterdam të Holandës arriti të fitoj medaljen e bronzt.
Pervizaj i patrembur duelin e parë preliminar e mposhti Anatoli Popp, 3 me 0. Në çerekfinale u takua me Eugen Weigel duke e mposhtur, 2 me 1 në raunde. Në gjysëmfinale boksoi kundër Alexander Peil duke e mposhtur, 3 me 0.  Dhe në finale doli më i mirë se Artur Mann duke e mposhtur bindshëm, 3 me 0.

Sejdullah Abdulai – I treti në 81 kg, për 2014 (Medalja e Bronzt)
Konkurrenca e kategorisë gjysëm të rënd kishte më pak konkurrencë ku dy boksierët tanë Sejdullah Abdulai dhe Elvis Hetemi kaluan meçet preliminare pa luftë. Në çerekfinale Abdulai mposhti Sascha Arsumanjan, 3 me 0. Ndërsa që u mposht nga Leon Bunn në gjysëmfinale, 3 me 0.

Elvis Hetemi – I treti në 81 kg, për 2014 (Medalja e Bronzt)
Hetemi sikur se Abdulai kaloi pengesën e parë pa luftë. Ai në çerekfinale u takua me Marcus Finke duke e mposhtur me nakaut teknik në raund të parë. Në gjysëmfinale Hetemi boksoi me Sergej Michel ku humbi, 3 me 0.  Më pastaj Michel doli kampion në kategorinë gjysëm të rënd.

Meriton Rexhepi – Çerekfinalistë në 75 kg, për 2014 
Rexhepi meçin e parë preliminar e zhvilloi me Benjamin Kremers të cilin e mposhti, 3 me 0. Në çerekfinale Rexhepi boksoi me Josef Attanjaoui të cilin e humbi, 3 me 0. Attanjaoui më pastaj u shpall kampion i Gjermanisë në kategorinë e mesme.

Boksi shqiptar duhet të krenohet me këto të arritura të boksierëve tanë. Dhe të punohet në sjelljen e talentëve tanë që të mbrojnë ngjyrat e dy shteteve tona të cilat qëndrojnë larg me kualitet dhe kushte që kemi. Prandaj diplamcia e federatave tona të filloj të punoj në këtë drejtim.

Ju lumtë, djema. Jemi krenar me ju..

Përgatiti:
Artan Vërbica
19 tetor 2014 

 

 

 

 

2 thoughts on “Tre shqiptar kampion të Gjermanisë – Gashi, Sopa dhe Pervizaj

  1. Urime te gjithe ketyre djelmoshave per titujt e fituar,dhe ju deshirojm qe ne te ardhmen te na gezojn dhe me titujt e europes dhe te botes,gjithashtu dhe flm nga revista e juaj qe po na njoftoni me sportista te till dhe me rezultate te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.