RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Titulli mbetët në shtëpi

2 min read

Artan Vërbica

Usti Nad Labem, Republika e Çekisë, 6 prill 2019 – Fabiana Bytyqi (14-0-1, 5 KO) ka mbrojtur titullin e kampionës së botës në versionin WBC në kategorinë atom duke barazuar me meksikanën Maria Soledad Vargas (12-3-1, 1 KO).
Dueli që nga raundi parë ishte mjaft i fortë dhe domethanës. Kjo u pa nga meksikanja Maria Soledad Vargas e cila nuk kishte ardhur në Evropë për vizitë por për të fituar titullin e kampionës së botës. Por, boksierja jonë i tregoi meksikanës Vargs se nuk është aq e lehtë ti rrëmbej titullin e kampionës së botës duke i treguar në fund se titulli mbetët në shtëpi.

Qysh në matje zyrtare meksikanja tregoi jo kulturë duke u llastuar, ndërsa Fabiana nuk i dha asnjë respekt, për arsyen se ajo ishte më e rëndë se sa që duhej të ishte, gjysmë kilogrami më shumë. Kjo lejohet te boksi femëror, gjysmë kilogrami më shumë. Për këtë arsye ajo nuk i dha dorën përshëndetëse për shkak se ishte mbi peshë edhe pse kjo lejohet.

Dueli që nga fillimi ishte mjaft i fortë dhe i paparishikueshëm. Gjithë meçi shkonte me avantazh sa të njërës ashtu edhe tjetrës. Raundi i parë i takoi meksikanës, i dyti dhe i treti Fabianës, i katërti meksikanës. I pesti ishte i barabartë. Raundet në vazhdim ishin mjaft të ngushta dhe shumë të vështira të vlerësoheshin. Meksikanja ishte agresive gjithë kohës dhe shfrytëzonte armën e saj “body-shot-in” apo goditjen në trup, ndërsa Fabiana kishte direktin e majt që e shfrytëzonte mjaf mirë. Ndoshta meksikanja fitoi të gjashtën dhe të shtatën, ndërsa Fabiana ishte më e mirë në të tetën. E nënta ishte si e barabartë, ndërsa që e dhjeta ishte më e mira për Fabianën.

Marrë në përgjithësi dueli ishte i fortë. Fabiana mbrojti titullin dhe që të dyjat pas meçit paralajmëruan dëshirën për revansh.

www.kosovaboxin.org 
7 prill 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.