RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Shqiprim Muriqi shënon fitore me KO 3

2 min read

Mohegan Sun Casino, Connecticut, SHBA, 2 Prill 2010 – Shqiprim Muriqi 3-0 (2 KO) ka shënuar edhe një fitore me “Knock-Out” në raund të tretë, ku sërish ka qenë viktimë, Fazika Bezabeh 0-4, i cili është përballur edhe vitin e kaluar. vitin e kaluar e kishte mposhtur Bezabeh me TKO 1, kurse ishte ankuar se ka qenë i gatshëm të vazhdoj luftën. Tani Muriqi i ka dhënë rast tjeter ku sërish e mundi me një plandosje tjetër në raund të tretë.

Shqiprim Muriqi vlerësohet si një talent i veçant dhe amerikanët e vlerësojnë lartë. Ai së bashku me kusheririn tjetër Valdrinin, ushtrojnë tek traineri i njohur Collin Morgan, dikur trainer edhe i Elvir Muriqit. Traineri Morgan shpreson shumë në të dy Muriqët e rinjë.

Elvir Muriqi ishte prezent në përkrahje të Shqiprimit dhe u nda mjaft i kënaqur me atë që tregoi kusheriri I tij: “Shqiprimi është talent i jashtëzakonshëm. Jo pse është djal i axhës im, mirpo ka një stilt ë veçant dhe goditje të fortë. Edhe Valdrini është mjaft i mirë por dallojnë pak. Deri sa Shqiprimi shquhet me godtije të forte, Valdrini ka teknikën armën e tij më të fortë. Besoj shumë në të ardhmen për te dytë dhe krenohem që po arrin të bëhen luftëtar të fortë” deklaroi Elvir Muriqi për Kosovaboxing.org.

Shqiprimi është shumë pranë marrveshjes me ekipin promovues “Star Boxing” të promoterit Joe DeGuardia. Ai i cili dëshiron ta inkuadrojë në “Star Boxing” është menagjeri i boksierit grek, Mike Arnaoutis. Performanca e treguar mbrëmë mund që shumë lehtë ta gjejë në “Star Boxing” ku mbrëmë Shqiprimi boksoi në event të tyre. Dueli Mike Arnaoutis vs Delvin Rodriguez ishte kryesor ku greku humbi me vendim unanim për titullin USBA.

Artan Vërbica
3 Prill 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.