RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Shala mposht kampionin e Italisë, D’Adamo

1 min read

Berlin, Gjermani, 26 nëntor 2021 – Granit Shala (10-0, 3 KO) ka shënuar një fitore të madhe sonte në Berlin të Gjermanisë. Ai mposhti italianin, Ivan D’Adamo (8-2-1, 6 KO) i cili ishte njëherit kampion i Italisë.

Shala që nga fillimi ishte dominant duke qenë i matur dhe duke treguar shkathësit e një boksieri kulminant me një të ardhme të ndritshme. Shala arriti që në raund të dytë ta hedh në dysheme por D’Adamo u ngrit dhe vazhdoi. Dominimi i Shalës vazhdoi edhe në raundet e tjera. Në raundin e fundit, të tetën Shala i dha një trysni që të përfundoi meçin me nokaut por që rezistoi duke u gjetur edhe njëherë në nokdovn.

“Jam i gëzuar mjaft me këtë fitore. Performanca e tij ishte brilante duke treguar ngritje të madhe. Shpresojmë me 2022 do të kemi akoma ngritje dhe fitore të mëdha”, theksoi Agron Kurtisi për Kosova Boxing.

Një përfundim i sukseshëm i Shalës me 2021 me një fitore të madhe. Ai me 2022 do të ketë synime të mëdha.

www.kosovaboxing.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.