RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Shala bëri aq sa mundi

1 min read

Shpetim Shala nuk ka arritur të befasoj kampionin e evropës në kategorinë gjysëm të rënd, Dominik Boesel. Dueli që u zhvillua mbrëmë u mbyll me fitore me nokaut teknik nga gjermani në raund të shtatë.

Shala i cili pranoi meçin vetëm disa orë pas matjeve zyrtare që u zhvilluan ndërmjet Boesel dhe Kolaj, ndodhi ajo që nuk ishte pritur, ku Kolaj deklaroi se nuk mund të boksoj pasi kishte përsëritur lëndimin e krahut dhe shpejt reagoi ekipi SES Boxing duke gjetur zavendësimin.

Shala me pak stërvitje dhe jo i përgatitur maksimalisht u mundua dhe bëri aq sa mundi. Katër raundet e para ishte i barabartë me Boesel. Ndërsa nga e pesta u shfaq lodhja e boksierit tonë, ndërsa Boesel filloi të dominoj meçin. Në fund të raundit të gjashtë Shala nga lodhja pësoi një nokdovn. Këtu e kuptoi Boesel se ia arriti dhe në raundin e ardhshëm të shtatin arriti të përfundoj meçin para kohe. Ndonëse Shala u ankua te gjyqëtari se mund të vazhdoj, gjyqëtari bëri mirë që e përfundoi meçin sepse u pa që Shala nuk ishte i përgatitur dhe do të pësonte më shumë dëmtime. Marrë në përgjithësi Shala tregoi guxim dhe bëri aq sa mundi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.