RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Sammy Mandall: Kampioni i parë shqiptarë në boksin profesionist

5 min read

Artan Vërbica
26 maj 2018 

Nga miqësia që kemi arritur nepër botë dhe punës shumë vjeçare me shumë bashkpuntor anë e mbanë botës, kjo gjithnjë rritë punën tonë duke mos u ndalur. Gjurmimet që ndoshta vallë kemi pasur ndonjë boksier kampion bote nuk kishin pushuar asnjëherë duke gjurmuar preardhjen e çdo boksieri, sidomos atyre në Amerikë ku boksi profesionist zhvillohet nga vitet e hershme, zyrtarisht njihet që nga viti 1879, pra nga fundi i shekullit tetëmbëdhjet.

Emigrantët e parë që emigruan në shekullin e gjashtëmbëdhjetë në Amerikë ishin britanikët, holandezët, spanjollët dhe gjermanët. Më vonë në shekullin e shtatëmbëdhjetë iu bashkangjitën edhe franqezët. Por, emigrimet më të mëdha u bënën në shekullin tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë. Një numër të madh ishin italianët dhe irlandezët. Shqiptarët e parë që emigruan në Amerikë ishin korqarët që emigruan me 1884, diku 25.000 persona. Shumë pak nga këta u kthyen në Shqipëri për të jetuar.

Kemi shkrime historike që me 6 nëntor 1937 në Korçë u mbajt meçi në dhjetë raunde ndërmejt shqiptarit Rafael Dishinca dhe romunit Michael Kovac. Ky meç u zhvillua për titull bote ku Dishinca mposhti kampionin e botës Kovac me vendim të gjyqëtarëve. Por, ky historik nuk mund të dëshmohet askund në botë që ishte me të vërtetë për titull bote. E vërteta ishte që kishte pasur një meç atë botë.

Foto: Sammy Mandell dhe Jimmy McLarnin (New York, 21 maj 2018) 

Dhe lajmi i pritur dhe i kërkuar vjen në redaksinë tonë nga shqiptari që jeton në Milwakue të SHBA-ve, Besnik Izairi. Ai na dha disa të dhëna për të bërë kërkime më të mëdha. Pas kërkimeve rezultatet dalin të sakta se boksieri Sammy Mandell ishte me origjinë shqiptarë. Ai rrjedh nga një familje emigrantësh arbërshëve nga Sicilia që kishte emigruar në SHBA. Kemi vërtetuar çdo gjë dhe sel që Sammy Mandall ishte shqiptar dhe që tregojnë edhe shkrimet e vërteta që ishte shqiptar nga babai shqiptarë, ndërsa thuhet që nëna ishte italiane. Duke ditur që arbëreshët në Itali jetojnë për një kohë të gjatë, emri dhe mbiemri Sammy Mandell tingëllon në latinishte Salvatore, por që me origjinë dhe gjak janë shqiptarë.

Kush ishte Sammy Mandell

Mandell ishte lindur në fshatin “Piana del Albanesi” e njohur shqipë si “Hora e Arbëreshëve”me 5 shkurt 1904. Ky fshat është 24 kilometra nga qyteti Palermo dhe frymon shqipë me zakone të vjetra shqiptare. Ai si fëmijë emigroi me familje në SHBA ku u vendosën në Rockford të Chicago-s.

Mandell si fëmijë ishte djal i dobët nga shëndeti, por i fortë si guri. Ai nuk të mbushte sy, por çdo fëmijë që ishte përballur me te, kishte humbur betejën me te. Ai ishte në dyshim edhe nga Ushtria Amerikane kur kishte mbushur moshën 15-vjeçare, a të grubullohej apo jo, duke qenë vetëm 47 kilogramë. Por, ai ishte insistues duke u dëshmuar dhe u grumbullua në “USA Army” apo ushtrinë amerikane. Ai në ushtri dëshmoi talentin për mundje dhe boks, kjo i ra në sy trajnerit të boksit që ishte në kamp me te, ish-boksierit të suksesshëm Fred Dyer. Mandell dhe Dyer punuan me përkushtim të madh. Në kampin ushtarak i quajtur “Grant” ku kryente shërbimin ushtarak u zhvillua turneu i boksit. Mandell mposhti të gjithë duke u shpallur kampion. Ai mposhti të gjithë një nga një që ishin më të rënd se ai, për një apo dy kategori më shumë.

Meçet e tij të zhvilluara si 15-vjeçar në ushtri në kampin Grant iu regjistruan, sepse ishin zyrtare. 22 meçi i zhvilloi në ushtri duke qenë i pamposhtur me bilanc prej 18 fitoresh (6 KO), 3 barazime dhe 1 No Contest.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak Mandell vazhdoi me boksin profesionist duke pasur suksese. Ai boksoi në tre kategori të ndryshme, në bantam, pendël dhe të lehtë. Ai u bë i pamëshirshëm për kundërshtarët.
Filloi si profesionist duke pasur rezultate të jashtzakonshme. 13 meçet e para i pati 12 fitore (3 KO) dhe 1 barazim. Pësoi me pikë në meçin e katërmbëdhjetë dhe pastaj barazoi dhe sërish humbi. Por, ai nuk i lejoi vetës më gabime, vazhdoi duke qenë i pamposhtur për 29 meçet e radhës.

Me 3 korrik të vitit 1926 sfidoi titullin e kampionit të botës kundër Rocky Kansas që ishte kampion i botës, boksier me eksperiencë të madhe me bilanc prej 123 fitoresh (38 KO), 25 humbje dhe 15 barazime.  Pas 10 raundeve Mandell doli fitues duke u shpallur kampion i botës në kategorinë e lehtë. Ai për katër vite nga 1926 deri 1930 ishte kampion i botës në kategorinë e lehtë.

Në vitin 1998 Mandell u përfshi në “International Boxing Hall of Fame” si njëri ndër boksierët më të famshëm botëror që kanë lënë gjurmë në boksin botëror.

Puna shumë vjeçare e agjencionit Kosova Boxing sjellë rezultate të mëdha dhe shkon edhe më larg. Jemi shumë të kënaqur që kemi arritur këto rezultate. Në Chicago jeton ish-boksieri i ish-klubit të boksit, “Gjakova 137” Bujar Bobani. Bobani do të ketë mundësi që ndoshta në të ardhmen të gjenë ndonjë familjar të Sammy Mandall, gjë që do plotësonte edhe më shumë historinë e tij.

www.kosovaboxing.org 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga agjencioni Kosova Boxing. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Kosova Boxing. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Kosova Boxing, është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.