RTK

RTKLive
16 Tetor, 2021

Rikthehet fuqishëm Agron Smakiçi me dy fitore mbrenda dy javëve – VIDEO

2 min read

EWS Arena, Goppingen, Gjermani, 15 korrik 2017 – Agron Smakiçi (10-0, 9 KO) ka shënuar fitoren e dytë mbrenda dy javëve. Ai këtë fundjavë në Goppingen të Gjermanisë mposhti boshnjakun e talentuar Abdulnaser Delaliç (2-2-0, 2 KO) me nakaut teknik në raund të parë, ndonëse dy javë më parë në Hamburg të Gjermanisë mposhti gjermanin Dennis Jochem (1-4-0, 1 KO) me nakaut në raund të parë.

Performanca dhe rritja e Smakiçit u dukë dukshëm në këto dy meçet e tij ku çdo boksier i cili dëshiron ti dal para, duhet të mendoj mirë, sepse Smakiçi me potencialin që ka, pak kush mundet ti rrezistoj.

Në meçin e fundit që ishim afër dhe prezent, Smakiçi tregoi një superioritet që nga fillimi. Ai që në fillim e filloi mirë meçin duke marrë mesin e ringut, por që edhe boshnjaku Delaliç ishte i rrëzikshëm ku disa herë pati tentativa duke e goditur, por që edhe mbrojtja ishte në nivel e boksierit tonë. Pas dy minuta të raundit të parë Smakiçi gjeti cakun. Ishte një moment shumë i vogël nga Delaliç i cili mbeti i pambrojtur e këtë nuk e la pa e shfrytëzuar Smakiçi i cili e goditi fortë me një rrëbesh goditjesh duke e hedhur në dysheme. Delaliç u zgjua dhe vazhdoi duke kërkuar rikuperimin dhe të vazhdoj, por ishte Smakiçi i kërkonte sa më parë që këtë meç ta përmbyll në favor të tij, ku pas disa goditjeve të një pas njëshme, sërish Delaliç u gjet në dysheme. Ai u zgjua sërish, por ishte gjyqëtari në ring Goran Filipoviç i cili e ndërpreu duke e parë se Delaliç nuk ishte i denjë të vazhdoj.

https://www.youtube.com/watch?v=J0OBuqbsYvA

Për Smakiçin do t`ju sjellim një speciale dhe një analizë të plotë mbrenda disa ditëve. Smakiçi është shpresa më e madhe e boksit shqiptarë. Ai ka potencial dhe mund të jetë kampioni i parë shqiptar botëror, sepse ka të gjitha elementet e një kalibri botëror.

www.kosovaboxing.org
16 korrik 2017

1 thought on “Rikthehet fuqishëm Agron Smakiçi me dy fitore mbrenda dy javëve – VIDEO

  1. Faleminderit per informimin rreth ketij boksieri. Duke ju njohur si nje analist i matur me befasoj fakti qe Smakiqi ka shanca te jete boksieri i pare shqiptar kampion bote. Une si nje laik ne kete lemi e pash se vertete ka potencial dhe eshte larg me i mire se shembull Arnold Gjergjaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.