RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Pllana humb betejën kundër Sandos

1 min read

Boksieri ynë perspektiv Genc Pllana nuk ka arritur të dal fitues kundër boksierit kubanez, Maidel Sando.

Dueli ishte mjaft sfidues gjatë gjithë raundeve, ku në raste kyqe dhe mjaft domethanëse ndikoi përvoja e Sandos i cili jepte goditje më të pastërta duke konkretizuar fitoren.

Sando (10-0, 7 KO) u shqua kundër Pllanës (8-2-1, 4 KO), sidomos në raundet e fundit nga e gjashta deri te e teta duke përmbyllur një fitore e cila e dërgon atë para. Pllana përkundër humbjes, ai nuk humbi asgjë por e kemi theksuar edhe më parë që karriera e tij duhet ngadalsuar dhe tē menaxhohet më me kujdes, sepse përkundër fuqisë dhe natyralitetit të tij të fortë, Pllanës i duhet përvoja. Në këtë meç mund të konstantojmë se fitoi përvoja e kubanezit me mbi 100 meçe në boksin amator, duke ditur që Pllana ka vetëm 6 meçe amatore.

Humbja e Pllanës nuk duhet asesi ta demotivoj, asesi por ai duhet të vazhdoj të kërkoj suksese të tjera. Besojmë me trajnerin që e kishte në krah të tij, kampionin e botës në dy kategori të ndryshme, Simon Brown, Pllana do të dij të arrijë te fitoret e tjera që do të janë mjaft të domosdoshme për karrierën e tij.

www.kosovaboxing.org
24 shtator 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.