RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Nuri Seferi kthehët i furishëm duke fituar ndaj Ilie

2 min read

Nuri Seferi ka dëshmuar të shtunden se ka për të dhënë akoma për boksin. Shumë kishte skepticizëm tek adhuruesit e boksit se pas operimit Nuri Seferi nuk do të jetë ai i vjetri, mirëpo parëmbrëmë ai tregoi luftë të bukur dhe të menqur duke fituar rumunin. Seferi hyri mirë në takim duke e lexuar kundërshtarin. Raundi i parë ishte i barazpeshuar, ndërsa Seferi në të dytin ishte dukshëm më i mirë. Raundi i tretë nuk solli ndonjë risi, por të dy boksierët ishin aty, ku vazhdimisht zhvillohej luftë e menqur nga të dy boksierët. Raundi i katërt dhe i pestë u takuan njërit dhe tjetrit duke u bërë meçi edhe më intersant sa i përket fituesit. Raundi i gjashtë ishte përcaktues ku Seferi e hedhi në dysheme për herë të parë, ku gongu ishte ai që e shpëtoi Ilien. Ky raund ishte triumfues ku Seferi vazhdoi edhe më mirë në dy raundet e fundit, ku sërish ishte më i mirë në të 7-in, ndërsa sërish në të tetin e hedhi në dysheme, por Ilie u mbajt deri në fund. Në fund ky meç u përmbyll me fitore bindëse të boksierit tonë, ndërsa njëri gjyqëtar e gjykoi të barabartë.

Ajo që është mbresëlënëse është rikthimi i denjë pas operimit dhe fitorja e merituar do të sjell atë sërish në duele të mëdha. Ka informacione që Seferi do të mund të jetë sfiduesi i radhës i Marco Huck, por këtë do t`a shohim.

Adhuruesve të boksit u kërkojmë ndjesë për raportin e vonuar.

Artan Vërbica
10 Korrik 2012

2 thoughts on “Nuri Seferi kthehët i furishëm duke fituar ndaj Ilie

  1. Pershendetje!
    Ishit te shpejt dhe te mrekullueshem me informacione kombetare e nderkombetare te boksit.
    Na keni pas halit sa here e hajpja kompjuterin drejt e kosovaboxing.org per risi
    Tani jeni si breshka pak informacione, shume here edhe te vonuara
    Rikthejeni reputacioni e faqes tuaj
    Gjithe te mirat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.