Die. Jan 19th, 2020

Nokauti i dekadës, ai i Marquezit kundër Pacquiaos

3 min read

Artan Vërbica
8 janar 2020


Dhjetvjetëshi i fundit apo dekada e fundit ka sjellur si gjithmonë përballje të mëdha në boksin profesionist. Kjo ka bërë që shumë njerëz të flasin për këtë gjë, por janë edhe faqet botërore që disa prej tyre përzgjedhin boksierin më të mirë të dhjetvjetëshit apo dekadës së fundit, por edhe nokautin e dekadës.

Duke i analizuar mirë përballjet që kanë ndodh, vijnë në shprehje meçet e mëdha që u shiquan në gjithë botën duke e mbajtur publikun anë e mbanë botës, nën ethe, ndërsa që këto shfaqje bëjnë që edhe më tej të flasin njerzit.

E kemi përzgjedhur si nokautin e dekadës atë të Juan Manuel Marquezit. Meksikani shkroi histori dhe shokoi botën kur me 2012 nokautoj njërin ndër boksierët më të mirë të gjitha kohërave, Manny Pacquiao, i cili për kundër këtij nokauti tmerues, ai vazhdon të boksoj edhe aktualisht është kampion i botës në versionin WBA në kategorinë velter.

Atë botë me 12 gusht 2012 zhvillohej përballja e katërt ndërmjet filipinasit Manny Pacquiao dhe Juan Manuel Marqeuz. Në duelet e tyre paraprake Pacquiao i kishte fituar dy, ndërsa njëra ishte përmbyllur me barazim. Kishte shumë përfolje për tre përballjet e para, disa thonin se nuk ishin të pastërta, disa që Marquez kishte fituar një prej tyre, etj, dhe gjithsesi publiku dhe gjithë bota e dëshiruan të shohin edhe të katërtën e tyre. Dhe ashtu ndodhi, ku Pacquiao i paknaqun, dëshironte që të fitonte edhe një herë, ndërsa që Marquez i uritur ti revanshohet filipinasit.

E kujtoj me kujtesë akoma zërin e komentatorit të njohur nga televizioni i njohur amerikan, HBO, Larri Merchant, tani i penzionuar kur para përballjes sikur se e kishte intunitën se Pacquiao do të mposhtej. Sa defilonte filipinasi drejt ringut, Merchant theksoi: “Çka të duhej meçi i katërt, Pacquiao”, duke pasur të drejt, sepse Marquez në tre duelet e para të tyre, gjithmonë kishte qenë i rrëzikshëm, por edhe i papërshtatshëm. Dhe ishte trilogji e vërtetë ku që nga raundi i parë të dy boksierët nuk kërsyen asgjë. Në raundin e dytë Marquez i dha nokdaunin e parë, ndërsa që Pacquiao iu kundër përgjigjë në të katërtin duke e rrëzuar. E pesta ishte sërish e zjartë, ndërsa që e gjashta plotësisht e hapur. Kur askush se besoi, Pacquaio me disa goditje të një pas njëshme iu vërsul dhe deri sa Marquez ishte në mbrojtje, ai i lëshoi një goditje të shkurt duke e nokautuar Pacquiaon. E gjitha bota u shokua, Pacquiao ishte në dysheme dhe as që kishte forcë të zgjohej. Ai për një moment ishte i pavedijshëm.

“Mendova që ishte i vdekur. Nuk e kisha parë asnjëherë ashtu” theksonte Freddie Roach, trajneri i Pacquiaos, që mardhëniet e tyre nuk ishin si boksier e trajner, por edhe më shumë, si djalë dhe babë. Froach sa herë që e kujton atë çast, ai qan.

Pas disa viteve Pacquiao i ofroi meçin e pestë Marquezit që kjo të zhvillohej në Filipinë, por meksikani e refuzoi. Besoni apo jo, oferta ishte 50 milion dollar për Marquezin, por ai i tha JO. “Dua të jetoj me krenari. Paraja smë duhet. Kam mjaftueshëm” kishte theksuar Marquez.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.