Matjet zyrtare nga Rostock: Krasniqi 78.9 kg, Brahmer 78.6 kg
1 min readRostock, Gjermani, 20 mars 2015 – Janë zhvilluar matjet zyrtare në Rostock të Gjermanisë, para përballjes historike të neserme ndërmjet Robin Haxhi Krasniqit dhe gjermanit Jurgen Brahmer.
Boksieri ynë Robin Haxhi Krasniqi doli i pari në peshime ku doli të jetë 78.9 kg. Pas tij erdhi kampioni në fuqi, Jurgen Brahmer i cili doli të jetë 78.6 kg.
“21 marsi do të jetë dita më e madhe e imja në jetë. Kur e shoh se si ka kaluar koha e ime me gjithë këtë progres nga viti në vit, atëhere besoj së do tia arrijë të fitoj titullin e kampionit të botës” tha Krasniqi për televizionin RTK, pas matjeve zyrtare. Ky realizim u zhvillua nga fotoreporteri ynë Eroll Popova.
Dueli Krasniqi dhe Brahmer do të transmetohet drejtpërdrejt nesër mbrëma me 21 mars në televizionin publik të Kosovës, RTK nga ora 22:00.
Kosovaboxing.org
20 mars 2015