Florian Markut iu deshtë vetëm një raund për të nakautuar malazesin, Stefan Suskavcevic 

Florian Marku 2Selanik, Greqi, 23 prill 2017 – Florian Marku (2-0, 2 KO) ka arritur ta mposht të pamposhturin që ishte deri në këtë përballje, Stefan Suskavcevic  (4-1, 4 KO).

Suskavcevic kishte katër meçe, katër fitore, të katërtat me ndërprerje dhe konsiderohej kundërshtar i vështirë për Markun. Por, Marku nuk e vlerësoi aspak duke e nakautuar që në raundin e parë. Ai e filloi furishëm meçin ku me disa goditje të një pasnjëshme arriti ta hedh në dysheme Suskavcevicin. Suskavcevic iu numërua një herë nga gjyqëtari, por dukej se çdo gjë kishte përfunduar për te, ku pas një seri goditjesh të vazhdueshme nga Marku, Suskavcevic ishte i dërmuar dhe gjyqëtari mbylli meçin me fitore të madhe për Markun. Dueli i radhës për Florian Markun do të jetë me 27 maj në Olten të Zvicrës. Ai poashtu do të paraqitet edhe me 10 qershor në Athinë të Greqisë.

www.kosovaboxing.org
24 prill 2017