Enj. Gus 6th, 2020

Kroacia synon dy medalje në boks në RIO. Pijetraj gëzohet që Kosova merrë pjesë në Lojrat Olimpike

1 min read

Pjetraj 2Artan Vërbica
6 gusht 2016

Pasi që asnjë boksier shqiptar nuk do të jetë i pranishëm në Lojrat Olimpike këtë vit në Rio De Janierio, Kosova Boxing ka përcjellur çdo arritje të ekipit kombëtar të Kroacisë, ku selektor i boksit është Leonard Pijetraj, me origjinë nga Gjakova, por që është lindur dhe rritur në Kroaci por që krenohet dhe mban vetën shqiptarë. Pra të gjithë do të bëjmë tifo për shtetin mik.

Misioni i tij 4-vjeçar arriti suksesin duke i kualifikuar dy boksier të jashtëzakonshem, Hrvoje Sep në kategorinë deri 81 kg, dhe Filip Hrgovic në kategorinë +91 kg.

Kosova Boxing e cila është shumë e afërt me selektorin Pijetraj e kontaktoi në Rio De Janiero. “Dëshira ime do të ishte që Kosova të ketë ndonjë boksier pjesëmarrës, por me rëndësi të madhe është se Kosova është në Lojrat Olimpike për herë të parë. Kjo ka rëndësinë më të madhe” theksoi Pijetraj për Kosova Boxing. 

Nga Filip Hrgovic pritet më së shumti i cili është kampion aktual evropian, ndërsa që pa gjasa nuk është as Sep.

Sep meçin e parë do ta ketë sonte kundër egjiptasit, Abdelrahman Salah Orabi. Ndërsa Hrgovic kaloi pengesën e parë pa meç pasi renditet i 4-ti në ranglistën botërore dhe pret turkun Ali Eren Demizeren me 13 gusht. Në fund Pijetraj thekson: “Me gjithë zemrën jam me Kosovën”.
www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.