Kreshnik Rrustemi u lind me 29 Prill 1984 në Pejë.  Në familjen Rrustemi kishte traditë sporti dhe të gjithë mirreshin me skitari. Edhe Kreshniku si fëmijë filloi të skijon në bjeshket e Rugovës, që nga mosha 4-vjeçare. Kreshniku gjatë fëmijërisë së tij provoi shumë sporte si, not, atletikë, basketboll, karate, por asnjë nga këto nuk e kënaqte sikur sporti i skitarisë.

Kreshnik Rrustemi emigroi në Belgjikë me 1998. Ai u vendos te motra e tij në qytetin Antwerpen.  Në fillim Kreshniku e kishte të vështirë pasi nuk e njihte gjuhën dhe filloi ta mësonte gjuhën flamane. Më pastaj e kreu shkollën e mesme për  automekanikë. Dëshira e Kreshnikut ishte të specializonte këtë degë por nuk  kishte kushte. Endra e tij ishte të bëhej skiator ose një ekspert për automjete. Ai më pastaj e pa se jeta shkonte shumë vëshirë për të, vendosi të punonte çdo gjë që t`ia arrite qëllimit.

Kreshniku në kushte të vështira dhe e pa që sporti i skijimit është shumë i shtrenjët për të dhe nuk ka mundësi ta zhvilloj këtë sport. Ai një ditë e mori një ofertë nga një shok i tij të merr pjesë në luftë të rrugës “Street Fight”. Ai zhvillon disa duele ku tregohet i shkathët në sportin MMA. Ai punonte edhe  në një lokal nate ku kishte mjaft probleme. Aty ai u ndesh me mjaft persona. Në këtë lokal musafir të rregullt ishin dy persona, Peter Lamberts dhe Belhadi Omar. Ata gjatë gjithë kohës e kishin vështruar. Ata një ditë e ndalen në rrugë dhe e ftuan t`ju bashkangjitet në klubin e tyre të Thai box-it. Kreshniku e urrente këtë sport  sepse menodnte se Thai box-i është sikur karate apo sistem i iponave dhe nuk e pranoi në atë kohë.  Pas një kohe i ra rruga andej dhe ndalet tek klubi i Thai box-it dhe i pëlqeu mjaft shumë. Filloi me Thai box ku pas 6-muajve e zhvillon lutën e parë. Më pastaj sukseset nuk kanë të ndalur për të ku fiton titullin e Belgjikës dhe Benelux-it.  Ai u bë pjesë e rëndësishme ku deri tani ka luftuar në federatat ma të forta si WPLK, BKBMO e deri te maja K-1.  Ai është pjesë e rëndësishme  e klubit të K-1 Show-Time.

Kreshnik Rrustemi deri tash ka zhvilluar 37 lufta ku ka shënuar 31 fitore dhe 6 humbje.  Ai është një goditës mjaft i forte, ku  7-të duele me kundërshtar të fortë i ka shënuar me Knock-Out. Ai ka mposhtur Marokenin  e njohur të K-1, Noufal Bennazous. Marokenin  Bennazous e ka mposhtur edhe kick-boxieri ynë, Xhavit Bajrami, pra këtij nuk i shkon me shqiptar. Pastaj ka mposht K-1 luftëtarin, Souleyman Konate me KO, poashtu kroatin David Celic me KO.

Kreshnik Rrustemi ka kërkuar nga klubi i tij Show-Time të merr pjesë në “Grand Prix” në Japoni. Vitin e kaluar ishte shumë afër ta sfidonte luftëtarin me emër të madh botërorë Badr Hari dhe Malvin Manhoef por në fund ju anuluan. Ai edhe këtë vit ka kërkuar ta sfidon përsëri Badr Hari dhe ka gjasa të mëdha të bokson me te, nëse jo, atëhere gjasat janë të mëdha të takohet në fundvitë në Japoni, me apo me dëshirë të klubit.