RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Krasniqi rikthehet këtë të shtunë

2 min read

Krasniqi vazhdon ëndrrën e tij drejt titullit të kampionit të botës

Haxhi Krasniqi Haxhi (Robin) Krasniqi do të rikthehet këtë të shtunë në ringun e Dresdenit të Gjermanisë ku përballë do të ketë çekun Tomas Adamek, një boksier i njohur për opinionin tonë, pasi më parë Adamek ka boksuar me dy boksierët shqiptarë Orial Kolaj dhe Shpetim (Timy) Shala.

Krasniqi pas humbjes së betejës për titull bote me 20 Prill ndaj britanikut Nathan Cleverly, dëshironë që sa më shpejtë të harron atë humbje dhe ti përvishet punës dhe synimit të tij drejt titullit të kampionit të botës. Humbja e fundit atë nuk e ka demoralizuar por vetëm sa e ka motivuar më shumë të vazhdojë rrugëtimin e tij drejt titullit të kampionit të botës.

Me humbjen e pësuar nga Cleverly, ai ka zbritur në pozitën e 8-të në WBO, ndërsa nuk e ka ndërmend të largohet nga ky version ku me dy tre fitore pret revanshin ndaj Cleverlyt. Këtë e kishte konfirmuar në intervistën ekskluzive për Kosova Boxing me 13 Qershor, se dëshironë që sa më parë ti revanshohet Cleverlyt.

Dueli i së shtunës nuk pritet të jetë ndonjë rezistencë e madhe për Krasniqin, edhe pse Adamek ka kualitetet të mira, por boksierit tonë nuk besojmë se do ti rezistojë të gjitha raundet. Ky meç njëherit do të jetë një test i mirë për Krasniqin të shohë vetën se sa e ka fokusin e tij para përballjeve tjera që gjithësesi do të janë më të vështira.

Foto: Eroll Popova

Artan Vërbica
11 Korrik 2013 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.