Njëri ndër boksierët më të mirë shqiptarë, Orial Kolaj do të ngjitet në ring me 11 nëntor në Romë të Italisë. Ai përballë do të ketë marokenin me nënshtetësi spanjolle, Mustafa Chadlioui. Ky meç do të zhvillohet në 12-raunde dhe do të jetë i vlefshëm për titullin evropian, EBU-EU, titullë i anëtarëve të Bashkimit Evropian në kategorinë gjysëm të rënd.

Kolaj për titullin EBU-EU dylufton për herë të dytë. Ai këtë titull të vlefshëm e fitoi edhe në vitin 2012 ku atë botë mposhti italianin Dario Cichello (20-9-2, 6 KO) me nakaut teknik në raund të 11-të. E mbrojti më pastaj titullin kundër çekun Tomas Ademek (19-6-1, 7 KO), poashtu me një fitore të madhe me nakaut teknik në raund të gjashtë. Tani sfida e dytë për te do të jetë e rëndësisë së madhe, pasi pari tij ka një kundërshtar të denjë si Mustafa Chadlioui.

Kundërshtari i Kolaj, Mustafa Chadlioui është kampion i dyfishtë i spanjoll dhe kampion aktual i Spanjës. Ai ka bilanc prej 12 fitoresh (6 KO) dhe vetëm dy humbjesh në karrierë në gjithsejt 14 meçe të zhvilluara si boksier profesionist. Ai në vitin 2015 ka mposhtur boksierin cilësor, kampionin e dyfishtë të Britanisë së Madhe, Travis Dickinson (17-1-0, 7 KO) duke e nakautuar në Newcasttle të Anglisë në raund të parë. Nga kjo humbje boksieri anglez u penzionua. Fitore e madhe u konsiderua edhe fitorja ndaj afrikanit nga Kameruni, Emmanuel Feuzeu (8-2-2, 3 KO) për titullin e kampionit të Spanjës, si dhe barazimi ndaj çekut, Dariusz Sek (26-2-1, 6 KO) në Poloni. Së fundi riktheu titullin e kampionit të Spanjës në maj të këtij viti duke mposhtur Carlos Estaban (12-3-0, 2 KO) me vendim unanim pas 10-raundeve. Pra, bëhet fjalë për një kundërshtar mjaft të rrëzikshëm. Fitorja e Kolaj do të zë vend në magazinën tonë vjetore si boksieri më i mirë i vitit 2017.

Fitorja kundër  Chadlioui do ti hap rrugë boksierit tonë të sfidoj titullin e kampionit evropian e cila mbahet nga gjermani Karo Murat dhe kjo do të mund të zhvillohet në vitin 2018.

Kolaj njihet si boksier cilësor. Karriera e tij nuk është menaxhuar mirë në fillim kur ka filluar boksin profesionist në Varese të Italisë, duke zhvilluar 10 meçet e para me bilanc prej 5 fitoresh dhe 5 humbjesh. Por, me kalimin e tij në Romë ai numëron vetëm fitoret ku ka fituar 13 fitore të një pas njëshme, duke fituar edhe dy tituj të vlefshëm, titullin e Italisë dhe titullin e Bashkimit Evropian në kategorinë gjysëm të rënd.

Artan Vërbica
9 tetor 2017