RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Joshua dhe Fury do të zhvillohet në Arabin Saudite

1 min read

Dy kampionët e botës në kategorinë e rënd, Anthony Joshua (WBA, IBF, WBO) dhe Tyson Fury (WBC) do të ballafaqohen në qytetin Yeddah në Arabin Saudite. Data akoma nuk është caktuar por sipas të gjitha gjasave do të jetë fundi i korrikut apo fillimi i gushtit. Këto janë datat që njëra prej tyre do të caktohet shumë shpejt, 24 apo 31 korriku, ose 7 gushti, ka deklaruar njëri i kësaj ngjarje, Bob Arum, promoteri i Tyson Furyt.

Joshua gëzon popullaritet të madh në Arabin Saudite. Ai më parë është paraqitur në Arabin Saudite në dhjetorin e vitit 2019 kur mposhti Andy Ruizin me vendim unanim pas 12 raundeve.

Dueli Joshua dhe Fury do të emitohet në televizionin e njohur DAZN. Dy promoterët e kësaj ngjarje Bob Arum dhe Eddie Hearn besojnë se do të shesin përmbi 3 milion PPV. Poashtu meçi do të zhvillohet në një ambient prej ku do të presin 20.000 shikues.

www.kosovaboxing.org
22 prill 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.