RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Jetmir Kuçi: U detyrova të dorëzoj meçin

2 min read

Boksieri ynë i njohur nga Shkodra, Jetmir Kuçi rëfen për atë që ka ndodhur në mecin e fundit në Trnava para dy ditësh, këtë e jap ekskluzivisht për Kosova Boxing. Kuçit i vjen keq për simpatizuesit e tij dhe adhuruesit të tij që kanë pritur nga ai.  Kishim një pritje mjaft të mirë nga organizatori, mirëpo ajo që ndodhi në ring ishte e pakuptimtë” thekson Kuçi i cili nuk i ka ndodhur asnjë herë diçka e till.  “E kam ditur se në Sllovaki duhet ta rrëzoj kundërshtarin, se për ndryshe nuk do të fitoj, por ishte edhe më keq, ku gjyqëtari filloi që nga raundi i parë të mos lejoj të boksoj siç dëshirova unë. Në raundin e parë mora një vërejtje publike, ndërsa Szili i cili shquhet me goditje të forta unë nuk kam pranuar asnjë goditje në asnjë raund. Unë e kisha analizuar atë dhe kam pas për qëllim që të bllokoj gjuajtjet e tij dhe e bëra mjaft mirë, por që në fillim të raundit të parë mora vërejtjen e parë, kinse për ulje të kokës. Në raundin e dytë dhe të tretë isha unë që ia lash mesin e ringut dhe godita mjaft mirë nga kundërsulmet, por edhe e ndërpreja gjuajtjet me klinç që funksiononte. Në raundin e tretë sërish me dha dy vërejtje dhe e pash që unë po humbase dhe e dorëzova meçin duke shfaqur paknaqësin time. I gjithë publiku ishte me mua, të cilët filluan edhe të thrasin emërin tim, duke parë padrejtësin” thekson Kuçi.

“Më vjen keq nga të gjithë adhuruesit e mi. Besoj do të kthehem me fitore tjera” tha Kuçi në fund për Kosovaboxing.org.

Matchmaker i këtij meçi ishte Artan Vërbica i cili u ankua me një shkresë të drejtuar organizatorit, dhe morëm një përgjigje se do të kemi inqizimin e meçit CD-n ku nga ata çdo gjë ishte në rregull. Kosova Boxing nuk pati mundësi të ndjek nga afër meçin për arsye se Sllovakia ende nuk ka pranuar Kosovën si shtetë të pavarur. Do të tregojmë xhirimin të gjithë adhuruesve dhe poashtu do të ankohemi në organin e EBU-së, ku FboxprofK-së është e pranuar me të gjitha drejtat. Kuçi bokson me licencë të Federatës Profesioniste boksit të Kosovës dhe do të ketë mbështetje nga të gjithë personeli i FboxprofK-së, në krye me kryatarin Bekë Zeka dhe menagjerin kryesor Nexhmedin Zeka.

Shpend Ahmeti
29 Janar 2012

2 thoughts on “Jetmir Kuçi: U detyrova të dorëzoj meçin

  1. Jetmirin e njohim te gjithe, e pamundur te marri verejtje Jetmir Kuci. Ka boksuar gjithnje paster dhe na ka dhuruar spektakel. Mos u merzit Jetmir, je me i miri.

  2. pershendetje Jetmirit

    I them veq qe te mos merzitet, pa dyshim i besoj intervistes se Jetmirit e kam par edhe si amator edhe si profi ne ring dhe tregon boks cilsor, po ja qe ka njerz qe sna dojn te miren e le mo Sllovakia, po ishalla ne mecet tjera suksese Jetmir te uroj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.