Die. Gus 9th, 2020

Ismet Dobratiqi boksieri më i mirë i turneut “Qershori i Lirisë”

4 min read

Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, 12 Qershor 2011 – Ismet Dobratiqi është fituesi i parë i turneut ndërkombëtar “Qershori i Lirisë”. Ky turne i pari për Klubin e Boksit Prishtina hyn në histori për klubin më të trofeshëm gjithë shqiptar, pasi shënoi një cikël të ri, të historisë së klubit bokist Prishtina.. Turneu ishte i mbështetur nga Komuna e Prishtinës. Turneu filloi me fjalën hapëse nga anëtari i Këshillit Organizativ, Artan Vërbica, i cili në emer të Klubit Boksit Prishtina, faleminderoi pjesëmarrësit e pranishëm. Pas tij fjalën e mori nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti, i cili e bëri hapjen e turneut. Në këtë turne u zhvilluan gjithësej tetë meçe ku u zhvilluan disa duele mjaft interesante. Meçi i parë ishte ai ndërmjet Denis Nurja nga Shqipëria dhe Ajdin Ferati i cili ishte në konkurrencën e juniorëve. Të dy treguan boks cilësor dhe perspektiv të madhe për të ardhmen. Fitues në këtë meç doli Nurja nga Shqipëria me vendim të gjyqëtarëve 2 me 1. Konkurrencën e seniorëve e filluan Kreshnik Kokollari nga K.B. Prizreni dhe Fatos Ferizi nga K.B. Kosova Vushtrri ku pas një performance të mirë, Kokollari fitoi me ndërprerje në raund të parë. Dueli i radhës ishte ai ndërmjet Fetah Leskovica nga K.B. Kastrioti dhe Naser Shala nga K.B. Prizreni. Ky duel ishte i përafërt por Leskovica ishte diç më i mirë i cili triumfoj me vendim të gjyqëtarëve 2 me 1. Boksieri i cili solli një teknikë dhe ndryshim në këtë turne, ishte ai i boksierit malazes Emir Shabotiç i cili mposhti boksierin nga Trepça 89, Nazmi Kurteshin me vendim unanim 3 me 0. Njëherit Shabotiç u shpall teknkniku më i mirë i këtij turneu, që ishte me plot meritë. Boksieri i talentuar i K.B. Prishtina, Gazmend Gashi nuk arriti të nxjerë më shumë se një barazim kundër boksierit nga Shqipëria, Alban Beqiri. Shaqiri Dauti u shpall fitues pa luftë, pasi boksieri i K.B. Peja, Bujar Zatriqi nuk kishte udhëtuar fare në kryeqytet duke mos lajmëruar asnjë person te organizatori, edhe pse kishte konfirmuar ardhjen. Ky gjest e dëmtoi organizatorin, Klubin e Boksit Prishtina, pasi boksieri shkupjan nuk pati paraqitje. Dobratiqi fitoi ndaj boksierit malazes Faruk Shabotiç me vendim unanim të gjyqëtarëve. Pas kësaj juria profesionale përzgjedhi si boksierin më të mirë të turneut. Ky triumf e bënë Dobratiqin fituesin e parë.Lufta më e bukur e këtij turneu ishte ai ndërmjet Egzon Muçolli nga K.B. Besa dhe Kadri Murseli nga K.B. Kastrioti. Pas një lufte të fortë Muçolli fitoi me vendim unanim. Ky meç u shpall nga juria profesonale, qifti më luftarak, ndonëse ka mundur Egzon Muçolli të zgjedhet boksieri më i mire I turneut me performancën e treguar. Meçi i fundit ishte ai në kategorinë super të rënd ndërmjet Mehmet Asllanit nga K.B. Sport Center nga Gjakova dhe Fatjon Sorrës nga Shqipëria. Edhe ky meç ishte mjaft i bukur ku të dy treguan meç të bukur ku nuk kursyen veten, të cilën gjyqëtarët e shpallën të barabartë. Trofeun për më të mirin e e turneut e dhuroi Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi boksierit Ismet Dobratiqit. Për teknikun më të mirë trofeun e dhuroi selektori i Kosovës, Xhevdet Peci dhe poashtu për qiftin më luftarak dy trofet i dha drejtori i K.B. Prishtina, Faton Ramadani. 
 
Meçet dhe rezultatet:

Junior :
69 kg – Ajdin Ferati (Maqedoni) vs. Denis Nurja (Shqipëri)1-2

Senior :
56 kgKreshnik Kokollari (Kosovë) vs. Fatos Ferizi (Kosovë) – RSCO 1, Fitues Kokollari me ndërprerje
64 kg – Naser Shala (Kosovë) vs. Fetah Leskovica (Kosovë) – 1-2
69 kg – Nazmi Kurteshi (Kosovë) vs. Emir Shabotiç (Mali I Zi)0-3
69 kg – Gazmend Gashi (Kosovë) vs. Alban Beqiri  (Shqipëri) –  Barazim
75 kg
Shaqir Dauti (Maqedoni)Fitues pa luftë
81 kg
Ismet Dobratiqi (Kosovë) vs. Faruk Shabotiç (Mali i Zi) – 3-0
81 kg
Egzon Muqolli (Kosovë) vs. Kadri Murseli (Kosovë) – 3-0
+91 kg – Fatjon Sorra (Shqipëri) vs. Mehmet Asllani (Kosovë) – Barazim

Boksieri më i mirë : Ismet Dobratiqi
Qifti më luftarak : Egzon Muçolli dhe Kadri Murseli
Boksieri më teknik : Emir Shabotiç

Gjyqtaret: Latif Demolli, Rrustem Konjuhi, Agim Tahiraj, Agim Shala, Bejtulla Hyseni
Delegat: Sylejman Voca                                            
Mjeku kujdestar: Gani Halilaj
Supervisor : FboxK – Federata e boksit të Kosovës
Këshilli Organizativ : Dibran Fylli, Faton Ramadani, Fatmir Makolli, Agim Tahiraj dhe Artan Vërbica.
Juria Profesionale : Kryetar: Fatmir Makolli, Zahir Shabani, Joco Todorovic, Sead Bushati dhe Agron Kamberi. 

Foto: Avdush Cakaj

Kosovaboxing.org
12 Qershor 2011

2 thoughts on “Ismet Dobratiqi boksieri më i mirë i turneut “Qershori i Lirisë”

  1. Ja paska nis prishtina mu ngjalle po me doket hajde ishalla ma shum bajne . une personalisht i kam shpresat tek gazmendi,ariani,ardiani,albani, pasi qe ismeti e ka edhe moshen po munet me arrit me shum amo duhet pune edhe duhet harruar disa teknika te boksit te skaduare dhe te fitoj diqka me te mire . Respekt per keta djem dhe gjithe antaret e klubit prishtina.

  2. Pershendetje, Artan nese ti nuk e din a ka konfirmu bokseri nga peja me mar pjes ne turne apo jo duhesh me u konsulltu me trenerin e bujar zatriqit para se me shkru pa lidhje, se edhe nese bokseri nga shkupi nuk ka pas kundershtar nuk ka kersit kijameti, dhe se nuk ndodh me fitu pa luft siq e ke shkru ti kur nuk ka kundershtar, se Zatriqi as qe e ka dit qe ne Prishtin kapas turne boksi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.