RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Intervistë ekskluzive me Lamon Brewster: Wilder dhe Joshua do të dominojnë kategorinë e rënd. Ndërsa Klitschko do t`a shkatërron Furyn në revansh

3 min read

Lamon BrewsterKategoria e rënd sot ka disa kampion të botës, Tyson Fury që mban titujt Super WBA dhe WBO, Deontey Wilder në WBC dhe Anthony Joshua në IBF. Por, ajo që ka ndëruar për të mirë kategorinë e rëndë ka qenë humbja e Wladimir Klitschkos pas më shumë se 11-viteve, ndaj Tyson Furyt, sepse ishte bërë tabu që Klitschko të mposht çdo kundërshtar që i dilte përpara dhe tani skena e kategorisë së rënd ka ndryshuar plotësisht. Pasi Fury titullin IBF e la vakant ku për titullin botëror të versionit IBF dyluftuan Anthony Joshua dhe Charles Martin, ku fitues u shpall Joshua. Fury dhe Klitschko do të boksojnë sërish në tetor. Për skenën e kategorisë së rënd intervistuam me ish-kampionin e botës Lamon Brewster, i cili është një mik i madh i Kosova Boxing, i cili asnjëherë nuk ka hezituar të na jap intervistë.

Artan Vërbica: Ju faleminderit që gjithmonë jeni të hapur dhe gjeni kohë për ne. Si njëri ndër boksierët më të mirë të dekadës së kaluar në kategorinë e rënd, dhe njëri ndër më të mirët të gjitha kohërave, dëshirojmë mendimin tuaj për tre kampion të botës që i kemi sot, Tyson Fury, Deontay Wilder dhe Anthony Joshua.

Lamon Brewster: Kjo është epoka më e rëndësishme tani, sepse ka ndërruar gjithçka. Do të jetë interesante të shohim si do të ndodhin gjërat. Boksierët që unë i preferoj dhe mendoj që do të dominojnë kategorinë e rënd, do të janë Wilder dhe Joshua.

Artan Vërbica: Pse mendoni Wilder dhe Joshua?

Lamon Brewster: E patë çfarë performance ishte nga Joshua javën e kaluar. Ai mposhti bindshëm një boksier cilësor të pamposhtur, si Dominik Breazeale me bilanc (17-0, 15 KO). E rrahi 6 raunde dhe në të 7-tin e nakautoj. Ndërsa Wilder po shkatërron çdo kundërshtar që po i del para si, Eric Molina, Bermane Stiverne, Artur Szpilka. Ai është i pamëshirshëm dhe këtë pres t`a bejë edhe Chriss Arreolas muajin tjetër.

Artan Vërbica: Unë e shoh edhe një boksier tjetër që pak është mediatik. Ai është Luis Ortiz që ka bilanc 25-0 (22 KO). Ai është dëshmuar duke mposhtur Tony Thompson me nakaut në raund të gjashtë, pastaj Bryant Jennings që i rezistoj Wladimir Klitschkos 12 raunde, por Ortiz e mposhti me nakaut teknik në raund të shtatë, etj. Ai renditet i pari në IBF dhe WBA, por që Wilder dhe Joshua po i ikin përballjes me te. Ai hyri vonë në boksin profesionist, ndërsa si amator kishte bilanc perfekt prej 343 fitore dhe 19 humbjesh. Çka mendoni për suksesin e tij?

Lamon Brewster: Të jem i sinqert nuk e kam pa asnjë meç të tij, por kam ndëgjuar nga të gjithë që është boksier i shkëlqyeshëm.

Artan Vërbica: Çka mendoni për revanshin që do të zhvillohet ndërmjet Tyson Furyt dhe Wladimir Klitschkos?

Lamon Brewster: Pres që Klitschko ta shkatërroj Furyn në revansh. Nëse nuk do të mund ta bëjë atë, ai duhet të penzionohet. Klitschko vet i dha mundësin Furyt, sepse nuk ishte në gjendjen e tij psiqike. Kam ndëgjuar si disa thashë e theme se Klitschko ka qenë i lënduar para meçit. Do të ishte i menqur Klitschko që duelin e fundit ta zhvilloj me Furyn. Ai është mbi 40-vjeç, dhe potenciali i tij do të bije. 

Artan Vërbica: David Haye është rikthyer fuqishëm me dy fitore të suksesshme. Nëse Klitschko fiton do të ishte mirë për publikun dhe gjithë audiencën e boksit të takohen prapë Klitschko dhe Haye. Nuk e di a pajtoheni me mua?

Lamon Brewster: Gjithmonë e kam pëlqyer David Haye. Dëshiroj që ai edhe më tutje të jetë i suksesshëm në rikthimin e tij. Ai është një super boksier. Do të ishte interesant edhe ravanshi i tyre, pse jo, shumë më atraktiv se Fury dhe Klitschko.

Artan Vërbica: Nuk do t`ju marrim më shumë kohë. Ju faleminderit shumë që gjetët kohë për ne.

Lamon Brewster: Jeni të mirë se ardhur në çdo kohë.

www.kosovaboxing.org 
28 qershor 2016 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.