RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Haxhi Krasniqi është bërë i frikshëm për kundërshtar

3 min read

Se boksieri ynë Haxhi Krasniqi është bërë i frikshëm për kundërshtar e tregon fakti që disa boksier po ia kanë frikën, e nuk po kanë guxim të përballen me te. Vetëm pak ditë më parë pasi morëm lajmin se Haxhiu do të bokson me 25 Gusht në parameç të Abraham dhe Stieglitz në Berlin, kundër turkut me nënshtetësi gjermane Serdar Shahin, kjo përballje si duket nuk do të zhvillohet. Arsyeja është se Shahin ka ndrruar mendjen dhe nuk dëshiron të boksoj me boksierin tonë. Vetëm pasi ka pranuar përballjen dhe ofertën, një ditë më pas Shahin ka kërkuar që mos të boksoj me Haxhi Krasniqin, por me boksierin tjetër të SES Boxing, sllovenin Denis Simçiç.

Kosova Boxing nepërmjet një miku tonë arriti të kontaktoj Shahinin dhe të pyetë pse kjo përballje nuk do të vije në shprehje. Ai kishte deklaruar: “Vetëm pasi pranova ofertën, dua të tërhiqem. Dua të boksoj kundër Simçiç ku jam i sigurt në triumfin tim, deri sa Haxhi Krasniqi është kundërshtar shumë i rrëzikshëm” tha për KosovaBoxing,org, Shahin.

Kjo mund të jetë edhe një lojë nga Shahin i cili do të mund të kërkoj ndonjë shumë më të madhe, ose të mundohet me lojën e tij të kishe të frikacakut të befason Krasniqin, por boksieri ynë me qetësi është duke e pritur finalizimin e marrëveshjes. Nëse nuk do të ketë marrëveshje atëhere SES Boxing e ka alternativën tjetër, kundërshtar tjetër.

Por nuk është vetëm Shahin që po ia ka frikën përballjes me Krasniqin. Këtë e kishte bërë edhe kampioni aktual botëror në versionin WBO, Nathan Cleverly, i cili dy here e anuloj meçin kundër Krasniqit. Herën e parë ai anuloj meçin për ftohje, ndërsa herën e dytë nuk dha ndonjë arsyetim.

Kosova Boxing vazhdon duke i provokuar dhe duke u munduar të nxjerr të vërtetën. Ne i dërguam një pyetje me email ekipit të tij drejtuar drejtpërdrejt promoterit të tij Frank Warren Promotion, dhe për befasi morrëm një përgjigje, që na u dukë jo reale. Kështu u përgjigjen britanikët: “Arsyeja e anulimit të sërishëm është se jemi duke e përgatitur Nathan Cleverly për kategorinë super të rëndë. Besojmë që titullin do ta lemë vakant, dhe gjermani Krasniqi do të mund ta sfidoj”.

Se cila është përgjigja e vërtetë koha do të na tregoj, por Krasniqi me dy luftat e tij të fundit kur fitoi titullin WBO të Evropës ndaj Abdelkahim Dergal me TKO 4, dhe mbrojtjen që bëri kundër Hakim Zoulikha me TKO 12, tregoi se ka potencial të madh. Kosova Boxing konsideron se Haxhi Krasniqi është e ardhmja e kategorisë gjysmë të rend, dhe ai momentalisht është ndër 10 boksierët më të mirë në botë në këtë kategori.

Artan Vërbica
9 Gusht 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.