RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Gjergjaj në ring me 13 Prill

2 min read

Boksieri ynë perspektiv Arnold Gjergjaj do të ngjitet në ring me 13 Prill. Lajmin e ka bërë të ditur vetë boksieri ynë për Kosova Boxing. “Meçin e a parë këtë vit do të zhvilloj me 13 Prill. Vendimi është marrë bashkarisht me trainerin tim, Angelo Galina” theksoi Gjergjaj.

Gjergjaj ka kohë që ka filluar përgaditjet dhe ka qenë për një javë seancë sparringu në Hamburg ku ka mbajtur seanca të rëndësishme. Menagjeri i tij, Angelo Galina njëherit edhe trainer i boksierit tonë këtë vit do të zhvilloj më pak meçe për Gjergjaj, por gjithësesi disa duele të rëndësishme për ngritjen e cilësisë së boksierit tonë. Aktualisht Gjergjaj gjendet në Basel ku po zhvillon seancën e dytë të përgaditjeve, ndërsa ai pritet që shumë shpejt të udhëton sërish në Hamburg ku do të ushtroj për tre javë tjera, para ndeshjes së tij me 13 Prill. Gjergjaj ka qenë mjaft i kënaqur me stërvitjet e tij në Hamburg dhe pret që këtë vit të forcohet mjaft shumë, ku para tij janë përballjet e rëndësishme. “Kam kaluar disa ditë të rëndësishme në Hamburg, në klubin e Universum ku shquhet me histori të madhe të boksit. Atje jam thirur për të bërë sparring me Alexander Dimitrenko i cili duhej të boksonte me Kubrat Pulev, por kjo ndeshje u anulua, por për mua nuk ka rëndësi sespe atje zhvillova seanca tjera të sparringut me boksier mjaft të mirë” thekson Gjergjaj për kosovaboxing.org.

Gjergjaj ishte vlerësuar lartë edhe nga traineret e njohur në Universum, si Fritz Sdunek, Michael Timm, etj. Ai ka bërë sparring me kampionin aktual të Gjermanisë, Michael Wallsch, dhe disa të tjerë. Gjergjaj poashtu në tre javët tjera mund të përgaditet edhe me dy ish-kampionët botëror Juan Carlos Gomes dhe Ruslan Chagaev.

Kosova Boxing ju prezenton disa fotografi nga Gjergjaj, i cili i ka sjell në agjensionin tonë për ti publikuar për shikuesit tanë.

Kosovaboxing.org
7 Mars 2012

1 thought on “Gjergjaj në ring me 13 Prill

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.