Manchester Arena këtë fundjavë me 17 shkurt do pret përballjen e gjysëmfinales së “World Boxing Super Series” në kategorinë super të mesme ndërmjet kampionit të botës në versionin WBA, George Grooves (27-3-0, 20 KO) dhe sfiduesit Chris Eubank Jr (26-1-0, 20 KO). Fituesi do të pret fituesin tjetër të përballjes së gjermanit Juergen Brahmer (49-3-0, 35 KO) dhe britanikut Callum Smith (23-0, 17 KO) që do të zhvillohet me 24 shkurt në Nurnberg të Gjermanisë.

Grooves deri te gjysëmfinalja erdhi me një fitore të madhe kundër Jamie Fox me nakaut në raund të katërt. Ndërsa Eubank Jr fitoi meçin eliminator kundër Arthur Abraham me vendim unanim, ndërsa në çerekfinale mposhti turkun Avni Yildirim me nakaut në raund tretë.

Epilogu i këtyre përbaljeve nuk dihet por gjasat e mëdha janë që finalja të jetë britanike, ku përkundër fituesit Grooves dhe Eubank Jr, poashtu edhe Callum konsiderohet favorit kundër Brahmer.

www.kosovaboxing.org
12 shkurt 2018