RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Garcia dhe Campbell – për vit të ri

3 min read

Artan Vërbica
26 dhjetor 2020

Për dy boksierët kulminantë meksikanin Ryan Garcia (20-0, 17 KO) dhe britanikun Luke Campbell (20-3-0, 16 KO) nuk do të ketë festë të natës së vitit të ri, sepse dy super yjet, dy netë më pas do të ndeshën në Dallas për titullin Interim WBC në kategorinë e lehtë. Kjo përballje po pritet me padurim nga spektri i gjërë botëror i boksit, sepse dëshirojnë të shohin fëtyrën dhe kualitetin e vërtetë të Ryan Garcias dhe një tjetrën anë rikthimin dhe shkëlqimin e mëtejm të Luke Campbell.

Siç dihet njëri pretendon ngritjen, ai është Garcia i cili njeh vetëm fitoret, ndërsa tjetri Campbell i cili dëshiron rikthimin te synimet e tij nga i cili është pritur më shumë. Gjithsesi data e 2 janarit do të na vërtetoj shumë çka se cila është fëtyra e vërtet e dy boksierëve.

Nëse e shikojmë të kaluarën e dy boksierëve, atëherë na jep një faqe tjetër rreth dy boksierëve. Garcia ndonëse ka zhvilluar 230 meçe amatore me bilanc prej 215 fitoresh dhe 15 humbjesh, ky nuk ka arritur ndonjë suksesë jasht Amerikës duke fituar disa herë titullin amerikan, por ka debutuar në moshë të re në boksin profesionist, kur ishte vetëm 17-vjeçar. Sikur se Canelo Alvarez edhe ky u rritë dhe u bë i madh në moshë të re në boksin profesionist. Ai sot është 22-vjeç dhe po e mahnit botën me talentin e tij. Ai deri më tani është dëshmuar me disa fitore të mëdha si kundër Francesco Fonseca – KO 1, Romero Duno – KO 1,  Jose Lopez – RTD 2, por që duhet pranuar se deri tani ai nuk ka pasur ndonjë kundërshtar si Campbell. Pra, sfidë e vërtetë do të jetë për Garcian.

Ndërsa, Luke Campbell që fitoi medaljen e artë në Lojrat Olimpike “Londra 2012”, nuk i eci mbarë në boksin profesionist, ashtu siç ishte i suksesshëm në boksin olimpik. Debutoi me 2013 në profesionizëm kur ishte 26 vjeç, moshë optimale, ndonëse ka pranuar tre humbje, por që tre humbjet i ka pësuar me pikë nga emra të mëdhenj të boksit botëror, si Vasyl Lomachenko – UD 12, Jorge Linares – SD 12 dhe Yvan Manedy – SD 12. Fitoret e tij në boksin profesionist nuk kanë qenë kundër ndonjërit me emër me namë, por që 20 fitoret e tij (16 me KO) kanë vlerën e boksierit kulminant edhe në boksin profesionizëm.

A mund të themi së është hap i ngutshëm i Garcias, këtë akoma nuk mundemi ta dëshmojmë. Ekipi i tij promovues, Golden Boy Promotion mendon se ai është i gatshëm për secilin kundërshtar dhe do të sundoj boksin botëror në të ardhmen. Ndërsa përvoja e Campbell nuk duhet nënçmuar dhe gjithçka mund të ndodhë. Unë pres një luftë të fortë dhe nuk do të befasohem nëse Garcia vazhdon ecurinë e tij të pamposhturit, ndërsa që edhe nëse Campbell fiton as kjo nuk do të jetë befasi për mua.

www.kosovaboxing.org  

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.