RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Flash lajm: Besnik Limani me 24 Janar përsëri në ring

1 min read

Thai-boxeri nga Zajazi, Besnik Limani, pas fitores që e shënoi ndaj sllovakut, Andrej Plashnik, me 24 janar në Vjenë të Austrisë do të ketë duelin e tij të radhës. “Nuk kam ndërprerë për asnjë çast stërvitjet, pasi menaxheri im Ersin Sancek ka caktuar menjëherë meçin e radhës. Kundërshtari im nuk dihet ende, mirëpo kush do që të jetë unë do të jap maksimumin për ta mposhtur. Kjo mbrëmje që do të marr pjesë do të jetë një spektakël i vërtetë që e organizon Foad Sadhegi”, tha Limani. Ndryshe, momentalisht Besnik Limani është duke garuar për klubin e njohur austriak “Ironfist Gym”. “Klubi që stërvisë, është klubi më i madh në Austri. Kam të gjitha kushtet dhe shpresoj se kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, pohoi Limani.

Avdyl Salihu
7 Janar 2009

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.